Zjarret në Shqipëri: Çdo Vit e Njëjta Histori, Qeveria pa Masa!
Në verën e 2025-s, Shqipëria digjet sërish. Flakët në Shalës të Konispolit janë 500 metra larg shtëpive, duke u përhapur drejt Shën Vasilit dhe Vanës. Ministri Pirro Vengu “monitoron” nga distanca, por situata është alarmante. Zjarrfikësit luftojnë me pak mjete, ndërsa erërat e forta përkeqësojnë gjendjen.

Kjo nuk është e re: çdo vit, qindra vatra zjarri dalin jashtë kontrollit, duke djegur pyje e kullota. Në 2024-n, zjarret nisën nga Tropoja në Vlorë, Skrapar e Dropull, pa përgatitje. Shqipëria mbetet e papërgatitur, me zjarrfikës pa pajisje, rezervuarë bosh e ushtri që përdor degë pemësh. Në Dibër, italianët ndihmuan; në Gjirokastër, ecin gjashtë orë në këmbë për të arritur vatrën. Tridhjetë e katër vatra në 24 orë, tetë aktive.

Qeveria merret çfarë tu jap oligarkëve, jo të parandalojë rrugët kundër zjarrit, helikopterë apo trajnime mungojnë. Akuzat nga PD: neglizhencë kriminale. Madje, fotot tregojnë zjarrfikës me etiketa rrobash të reja, të blera sa për PR nga zyra e Endri Fugës – fasadë, jo aksion!
Ky cikël vicioz duhet të ndalet. Duam plane kombëtare, investime e llogaridhënie, jo postime! Shqipëria nuk meriton të digjet çdo vit për papërgjegjësi.