Video Skandal. A do i arrestojë tani SPAK Olta Xhaçkën dhe Bardhyl Kollçakun?

Bardhyl Kollcaku Olta Xhaxhka video skandal

Një video tronditëse hedh poshtë çdo alibi të SPAK-ut. Në këtë material të qartë, shihet hapur se ish-ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhacka, ka urdhëruar mbylljen e procedurave ligjore dhe kalimin e pasurisë së ushtrisë drejt oligarkëve të lidhur me pushtetin. Ky akt kriminal nuk është thjesht abuzim me detyrën, por një shkelje flagrante e Kushtetutës dhe një tradhti e pastër ndaj interesave kombëtare.

Por skandali nuk mbyllet këtu. Bardhyl Kollçaku, i vetëshpallur gjeneral, jo vetëm që firmosi shkatërrimin e pronës së ushtrisë, por mori shpërblimin e turpshëm, një mandat deputeti. Pra, pasuria e shqiptarëve u shit, marina u dorëzua, dhe Kollçaku u ble me karrige politike.

Në historinë botërore, gjeneralët kujtohen për beteja të mëdha, për sakrifica dhe për humbje jetësh në mbrojtje të atdheut, por gjenerali ynë, Bardhyl Kollçaku, nuk do të mbahet mend për trimëri apo kontribute ushtarake, ai do të hyjë në histori si gjenerali i oligarkëve, njeriu që tradhtoi kombin shqiptar duke shitur pasuritë e ushtrisë dhe duke i kthyer në plaçkë pushteti për interesat e ngushta të politikës dhe biznesit të lidhur me të.

Ndërsa në deklaratat publike ai hiqej i “shqetësuar” për portin dhe marinen, në realitet i shërbeu me përulësi projektit mafioz të oligarkisë. Ky është ndikim i paligjshëm në vendimmarrje, një vepër penale e pastër, për të cilën SPAK ka detyrimin kushtetues të veprojë.

Por çfarë ka bërë SPAK? Pesë vite “hetim” dhe asnjë vendim, asnjë arrestim, asnjë përgjegjësi! Heshtja e SPAK-ut është bashkëpunim në krim dhe turp për drejtësinë shqiptare.

Kjo video është prova që duhet të çonte pas hekurave Xhackën, Kollçakun dhe gjithë zinxhirin politik-ushtarak që shiti pasuritë e vendit te oligarkët. Çdo ditë që kalon pa arrestime, është një dëshmi tjetër se drejtësia në Shqipëri është e kapur, e shitur dhe e gjunjëzuar para pushtetit dhe parasë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may also like...