Toto Riina / Sali Berisha, i bën gjygjin Dumanit dhe Rilindjes

Berisha numëron skandalet/ Nuk ndal akuzat ndaj SPAK-ut

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, numëroi skandalet e qeverisë dhe dosjet që po hetohen në SPAK, pas daljes nga Prokuroria e Posaçme.

Berisha tha se SPAK-u është shpella e krimit të organizuar në Shqipëri dhe organizata më e rrezikshme.

Pjesë nga deklarata:

Vizitova pjesën muzeale të SKAP-it.

Në pjesën muzeale të SKAP-it gjendej ora 400 mijë e 600 euro e qëndisur me diamante, dhurata e Edi Ramës.

Gjendej fotografia e Amant Josifit për meritat e tij në spekulimin dhe mashtrimin botëror.

Gjendej Ymer Lala tek i jepte Dumanit 1 milion euro për pyetjen që nuk i bëri.

Gjendej Taulant Balla, i cili po merrte shpërblimin e Suel Çelës për shpërblimin e vrasësve të Lulzim Kullës.

Gjendeshin horra që shkojnë nga gjykatësi në gjykatës dhe u bëjnë forma më të neveritshme presioni, duke përdorur dokumente antiligjore për t’i mbajtur peng ata.

Gjendeshin dokumente nga Greqia të Irenës me 5 mbiemra, të cilat i ruante Dumani në kasafortë. Tregojnë që është një delikuente e dënuar.

Gjendeshin 100 milionë euro të Edi Ramës dhe Beqës.

Gjendeshin 300 milionë euro të Vilma Nushit që i ndan me Edi Ramën.

Gjendeshin 4 miliardë euro të Edi Ramës dhe Alabarit.

Kjo është shpella e krimit të organizuar në Shqipëri. Organizata më e rrezikshme kriminale në Shqipëri dhe Europë./ CNA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may also like...