SPAKU troket në RTSH/ Alfred Peza dhe Blerta Filopati firmëtarët e grabitjeve që fshihen pas dorëheqjes “Rozë”

Një denoncim i dorëzuar në SPAK nga një ish-punonjëse e RTSH ka zbuluar një skandal të rëndë, i cili tashmë është regjistruar si kallëzim penal nga Prokuroria e Tiranës. Blerta Gjermeni Filopati, drejtoresha e Njësisë së Lajmeve dhe Tematikave, akuzohet se ka firmosur për paga të punonjësve që nuk kanë qenë asnjë ditë në punë.

Emërimi i dyshimtë dhe shkeljet ligjore

Blerta Gjermeni Filopati u emërua nga Alfred Peza dhe qëndroi për gati një vit në detyrë me komandim, në shkelje të plotë të ligjit. Sipas statutit të RTSH-së, drejtorët e njësive duhet të përzgjidhen përmes një konkursi të hapur nga Këshilli Drejtues, ku duhet të ketë më shumë se dy kandidatë për ta konsideruar procesin të rregullt. Megjithatë, Këshilli i kaluar e injoroi këtë rregull dhe, pas një viti në detyrë me komandim, e emëroi atë pa garë, me vetëm një kandidaturë.

Pas largimit të Alfred Pezës, Blerta Gjermeni Filopati vijoi të ndjekë të njëjtën linjë, duke bllokuar çdo përpjekje për rikthimin e gazetarëve profesionistë dhe të arsimuar me rezultate ekselente në gazetari. A ka Blerta Gjermeni Filopati një diplomë në këtë fushë dhe a e justifikon ajo postin që mban në Njësinë e Lajmeve?

Skandali: Rroga për punonjës fantazmë

Por shkeljet nuk ndalen këtu. Sipas denoncimit, Blerta Gjermeni Filopati ka favorizuar për një vit me radhë disa punonjës që nuk janë paraqitur asnjëherë në punë, por kanë marrë rrogën e plotë. Kjo mund të verifikohet lehtësisht, pasi këta punonjës nuk kanë realizuar asnjë kronikë lajmesh.

Manipulimi bëhet edhe më i rëndë kur del në dritë fakti se drejtoresha e Lajmeve ne RTSH ka firmosur dhe konfirmuar prezencën e tyre në punë, ndonëse ata nuk kanë qenë asnjëherë aty. Gazetarë të irrituar nga kjo situatë kanë filmuar për 30 ditë radhazi mbledhjet në redaksinë e lajmeve, ku qartazi mungonin disa prej punonjësve që merrnin pagë.

Ky skandal, tashmë i dorëzuar në SPAK, i është kaluar Prokurorisë së Tiranës për hetime të mëtejshme.

Dëm ekonomik për RTSH dhe paaftësi profesionale

Kjo situatë ka shkaktuar dëme të mëdha ekonomike për RTSH, pasi urdhrat për të mos rikthyer në punë gazetarët e larguar padrejtësisht nga Alfred Peza i kushtojnë institucionit miliona lekë. Zgjidhja më e drejtë dhe më e leverdishme për RTSH-në do të ishte arritja e marrëveshjeve me ish-punonjësit për të ulur kostot dhe shpenzimet, por për Blerta Gjermeni Filopati kjo nuk duket të jetë prioritet. Qëllimi i saj i vetëm është ruajtja e rrjetit të interesave të krijuar nga Alfred Peza.

Paaftësia e saj profesionale është e dukshme në redaksinë e lajmeve dhe tematikave, të cilat ndodhen në ditët më të errëta të tyre.

Këshilli Drejtues i RTSH-së të marrë masa sa nuk është vonë!

Deri në marrjen e një vendimi, mikesha e Bora Xhanit dhe Alfred Pezës duhet të bëjë mirë llogaritë. Sepse, siç thotë një fjalë e urtë, çorba e prishur, kur e gëlltit, një ditë do ta vjellësh!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may also like...