Spak zbarkon në zyrën e “patronazhistit” Bajram Begaj. Anullohet përkohësisht vizita zyrtare në Azerbaijan

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka regjistruar një padi të dorëzuar nga ish-zëvendëskomandanti i Forcave Detare, Artur Meçollari, e cila akuzon Presidentin aktual të Republikës, Bajram Begaj, për shpërdorim detyre në lidhje me ndërtimet në bazat ushtarake në Sarandë dhe Shëngjin. Në kohën kur dyshohet se kanë ndodhur shkeljet, Begaj ishte Shef i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura.

Sipas raportimeve, Meçollari ka denoncuar ndërtimin e një objekti katërkatësh brenda territorit të bazës ushtarake të Shëngjinit, duke pretenduar se ndërtimi është kryer në mënyrë të paligjshme dhe përbën cenim të sigurisë kombëtare. Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi masën e sekuestros preventive ndaj këtyre ndërtimeve, duke argumentuar se regjistrimi i kësaj pasurie në emër të personave privatë është në kundërshtim me ligjin.

Sa i përket bazës detare të Sarandës, Meçollari ka denoncuar dhënien me qira të gjiut të Limionit një subjekti privat, duke pretenduar se kjo është bërë pa respektuar procedurat ligjore dhe pa miratimin e Presidentit, siç kërkohet për pronat ushtarake.

SPAK ka nisur hetimet paraprake mbi këto padi dhe, deri tani, nuk ka asnjë person zyrtarisht nën hetim. Hetimet po vijojnë për të zbardhur nëse ka pasur shkelje ligjore nga zyrtarët e përfshirë në këto çështje.

Në zhvillimet e fundit, mësohet se agjentë të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) kanë qenë në zyrën e Presidentit Bajram Begaj për më shumë se tre orë, duke e rikthyer në vëmendje çështjen e regjistruar nga Artur Meçollari. Burime konfidenciale sugjerojnë se gjatë kësaj periudhe në ambientet e Presidencës ka pasur hyrje dhe dalje të shpeshta të agjentëve të BKH-së dhe SPAK-ut.

Po ashtu, sipas informacioneve të pakonfirmuara, Presidentit Bajram Begaj i është kërkuar dorëzimi i pasaportës. Disa ditë më parë, ai ishte i ftuar të merrte pjesë në një forum në Baku, Azerbajxhan, por nuk udhëtoi drejt këtij eventi, duke ngritur dyshime mbi situatën e tij ligjore dhe hetimet në vijim. Pas ndërhyrjeve të Edi Ramës iu rikthye pasaporta për të mos patur skandale të tjera përpara zgjedhjeve.

Ndërkohë, gjatë kohës kur Ilir Meta ishte President dhe Bajram Begaj mbante detyrën e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm, raportohet se ai frekuentonte Presidencën për të shprehur pakënaqësitë e tij lidhur me Ministrin e Mbrojtjes. Burime brenda asaj periudhe tregojnë se Begaj ndihej i detyruar të firmoste vendime që ai nuk i konsideronte të drejta, duke e kthyer këtë çështje në një shqetësim të vazhdueshëm për të.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may also like...