Skenderbeu / Edi Rama dhe Elisa Spiropali bunkerizojnë partinë. Ua bën “rrup sup” ..

Pasiguria për zgjedhjet e ‘2025; pse e bunkerizoi Edi Rama partinë e socialistëve

Edi Rama nuk pret që Sali Berisha t’i fitojë zgjedhjet e 2025, por ai e di se korrupsioni i qeverisjes së tij ka krijuar një mazhorancë të madhe në popullatë, e cila nëse gjendet moduli i duhur, mund ta rrëzojë…

Edi Rama deklaroi dje me bindje se PS do të korrë një fitore të madhe në zgjedhjet e vitit të ardhshëm, madje parashikoi edhe numrin e deputetëve të Sali Berishës.

Nëse Rama do të ishte i sigurtë për fitoren, ai mund ta kishte hapur partinë sa më shumë, për të gjitha grupet e PS-së, apo edhe të rinjtë. Siç bëri Fatos Nano në vitet 2000, kur ftoi jo vetëm Edi Ramën, por edhe zëra të tjerë që vinin nga “zona gri”, pikërisht për të rritur cilësinë politike të mazhorancës.

Nano u rrethua në atë kohë nga këshilltarë që vinin nga PD-ja dhe e djathta e bashkëpunoi me mjaft zëra të pavarur. Ylli Manjani që e zgjodhi sekretar të Përgjithshëm kishte qenë shef i policisë financiare në Lezhë; Shpëtim Idrizi që e emëroi drejtor tatimesh e doganash vinte nga një përvojë në lëvizjen e dhjetorit e në PD, ashtu si Agim Isaku, që të shoqen e tij të ndjerë, Verën e kishte pasur deputete të PD etj., etj.

E gjitha kjo ndodhi për arsye se Nano e shikonte militancën socialiste si mbytëse për shoqërinë e hapur shqiptare, dhe pati të drejtë.

Nano këtë e bërë pas mandatit të parë, ku qartaz dukej që do të fitonte edhe të dytin.

Ndërkaq, Edi Rama, i cili nuk e ka kurajon e pasardhësit të vet, edhe sot që flet për fitoren e mandatit të katërt, ka frikë ta hapë PS-në. Madje me largimin e grupit të Fatos Nanos, që përfaqëson Taulant Balla, tregoi se kërkon ta bunkerizojë partinë. Siç bëri kur e mori në vitin 2005, dhe e mbushi me burokratë të bashkisë së Tiranës.

Natyrisht që Edi Rama nuk pret që të fitojë Sali Berisha zgjedhjet e 2025, por ai e di se korrupsioni i qeverisjes së tij ka krijuar një mazhorancë të madhe në popullatë, e cila nëse gjendet moduli i duhur, mund ta rrëzojë.

Mendoni një çast që Edi Ramës t’i shkojë një kërkesë për hetim nga SPAK, që do të thotë dorëheqja e tij. Kështjella e tij prej rërë bie brenda 24 orëve, sensacion që Edi Rama e ka menduar dhe e ka paranojë prej kohësh.

Ndaj dhe këto të ashtuquajtura ndryshime nuk i bën për ta hapur partinë në logjikën e 2030-s, por me mendimin për t’u mbrojtur nga 2030-a.

Kush e mban mend hyrjen e Kroacisë në Bashkimin Europian, e di se ajo ndodhi kur njeriu më i fuqishëm i vendit, Ivo Sanader u arrestua. Edi Rama u mundua me gjithë fuqinë e propagandës së tij luksoze që Sali Berisha apo Ilir Meta të jenë Ivo Sananderi shqiptar. Por me 16 vite në pushtet, Babloku ynë ka thyer jo vetëm rekordin e Sanaderit, por edhe rekordin e të gjithë autokratëve të Ballkanit. Ndaj i ka ardh radha, e kjo e ka futur në paranojë, duke lëvizur të gjithë ata që i konsideron një potencial për ta zëvendësuar atë, apo për të drejtuar një establishment që mund të zgjidhet nga Perëndimi si Interlokutor.

Çdo gjë mund të thuhet por vetëm se zgjidhje “sigurie” nuk mund të quhen këto lëvizje. Megjithatë, mos kandidimi në zgjedhje, ose përkatësisht shitja e hapur e atyre që janë afër arrestit apo hapjes së dosjeve, si Olta Xhaçka, është një sinjal i qartë që Edi Rama i jep orientim SPAK-ut se çfarë duhet të marrë në shqyrtim e çfarë jo. Por vetë është i terrorizuar, sidomos nga ardhja e ambasadorit të ri të SHBA./Pamfleti

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may also like...