Shqipëria do të digjet, do të zhvlerësohet dhe do t’u shitet oligarkeve 1 euro me VKM

edi rama djeg shqiperine

Edi Rama, kryeministrivodhi, plaçkiti, dëboi shqiptarët dhe po djeg Shqipërinë!

Atdheu po mbetet bosh dhe kjo është pikërisht ajo që ai kërkon.
Një tokë e zbrazur është më e lehtë për t’u shkatërruar dhe shitur.

Shqipëria po digjet. Dhe nuk është rastësi.
Ky është një plan. Një plan i pistë, i ndërtuar nga maja e pushtetit
Për të shkatërruar vendin dhe për ta shitur copë-copë.

Flakët kanë pushtuar vendin nga juguveri.
Saranda, Finiqi, Vlora, Lukova, Tepelena, Gramshi, Skrapari, Poliçani,
Çdo ditë digjet gjithçka. Pyje të lashta, malegjelbërta, pasuri natyrorepaçmueshme.
Dhe qeveria? Hesht. Shikon. Bën sikur nuk ekziston.

Edi Rama është përgjegjësi numër një. Për 12 vite, ai nuk ka blerë as një zjarrfikëse të re.
Nuk ka ngritur as një sistem modern emergjence. Nuk ka trajnuar ekipe për ndërhyrje.
Nuk ka as avion, as helikopter për të shpëtuar Shqipërinë nga flakët.
E ka lënë vendin lakuriq para katastrofës. Pse? Sepse zjarret i shërbejnë planit të tij.

E bën me tokat. Me pyjet. Me plazhet.
Nesër, aty ku sot digjen pemët, do të ngrihen hotele luksi për oligarkët dhe partnerët e tij.

Kjo nuk është thjesht paaftësi. Është tradhti kombëtare, korrupsion dhe krim i organizuar.
Në çdo shtet normal, do të kishte hetim penal dhe arrestim të menjëhershëm.
Por në Shqipëri, Rama kontrollon prokurorët, gjyqtarët dhe mediat.
Dhe kur kontrollon drejtësinë, mund të djegësh edhe atdheun dhe të dalësh i pastër.

Ky është një plan i paramenduar. Një plan i ndyrë, i ndërtuar nga maja e pushtetit
Për të shkatërruar vendin dhe për ta shitur.

Por kjo nuk është e vetmja plagë që ai ka hapur mbi Shqipërinë.
Me politikat e tij të qëllimshme, ka varfëruar vendin deri në palcë.
Ka shkatërruar ekonominë e vogël. Ka rritur çmimet. Ka mbyllur mundësitë për të rinjtë.

Dhe sot, qindra mijëra prej tyre janë larguar nga Shqipëria,
Duke marrë me vete energjinë, shpresën dhe të ardhmen e këtij vendi.

Atdheu po mbetet bosh dhe kjo është pikërisht ajo që ai kërkon.
Një tokë e zbrazur është më e lehtë për t’u shkatërruar dhe shitur.

Pastaj vjen spektakli i frikës, prishja e ndërtesave.
Shtëpi të ndërtuara me vite mundi shemben me fadroma para kamerave,
Jo për ligj, por për propagandë.
Për t’i treguar popullit se ai ka pushtet absolut mbi jetën dhe pronën e tyre.
Për të dhënë mesazhin: “Unë vendos kush jeton dhe kush shkon në rrugë.”
Ky është terror psikologjik i pastër, një mënyrë për të shtypur çdo kundërshtie.

Kjo nuk është aspak një rastësi apo fatkeqësi natyrorezjarret po përfshijnë me intensitet
Dhe në mënyrë të koordinuar qyteterëndësishme.

Ky është një plan i mirëorganizuar dhe i paramenduar që synon shkatërrimin e natyrës,
Boshatisjen e zonave strategjike dhe shndërrimin e tyre në pronëoligarkëve dhe klaneve kriminale.

Ndërkohë që Shqipëria digjetflakë, qeveria nuk merr asnjë masë konkrete.
Kjo tregon qartë se flakët po shërbejnë si një mjet për të mbuluar korrupsionin,
Për të dëbuar banorët dhe për të vazhduar grabitjen e pasurive kombëtare nën heshtjen dhe indiferencën e shtetit.

Në këtë mënyrë, Shqipëria po digjet jo vetëm nga zjarrri, por edhe nga një tradhti e organizuar dhe e planifikuar
Që i mohon popullit të ardhmen dhe të drejtën për një jetësigurt.

Kjo katastrofë zjarrvënie nuk është vetëm dështim apo neglizhencë;
Ajo është pjesë e një plani të madh ku Edi Rama ka dorëzuar vendin në duart e oligarkëve.
Ai ka shitur pasuritë kombëtare dhe tokat e djegura, duke u hapur rrugë interesavengushta
Dhe fitimeve marramendëseklientëve të tij./Arben Llangozi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may also like...