Kulla 65-katëshe e Klar sh.p.k shfaq marrëveshjen e heshtur Rama–Berisha, ku lejet, pronat dhe paraja e zezë lëvizin pa kontroll në zemër të Tiranës…
Leja që qeveria i dha Klar sh.p.k për ndërtimin e kullës 65-katëshe në Bulevardin e Ri nuk përfaqëson një proces normal urbanistik, sepse në qendër të saj qëndron Shkëlqim Beshiri, një person që ka përfituar prej vitesh nga ndërhyrjet e Sali dhe Shkëlzen Berishës në çështjet më konfliktuale të pronave në bregdet, ndërkohë që i njëjti individ sot kalon pa asnjë pengesë përmes strukturave të Edi Ramës në një nga projektet më të mëdha të kryeqytetit, duke krijuar një përputhje të pastër interesash që nuk shfaqet në retorikën politike, por del qartë në mënyrën se si shteti i hap rrugën.

Rastet e Ksamilit, Kanalit të Cukës, Orikumit dhe Gjirit të Lalzit tregojnë se Beshiri është futur në prona dhe leje vetëm kur pushteti i Berishës ka lëvizur administratën sipas interesave familjare, dhe fakti që sot e njëjta figurë miratohet heshtur nga qeveria Rama në një zonë ku asnjë subjekt tjetër i lidhur me Berishën nuk do të kalonte pa konflikt, tregon se kulla nuk është investim privat, por instrument i një marrëveshjeje që i mban të dy palët të mbrojtura, sepse secila ka arsye të forta ta mbajë jashtë vëmendjes atë që ndodh brenda këtij projekti.
KKT e kalon lejen pa debat, ministritë nuk sinjalizojnë asnjë shqetësim, Bashkia e Tiranës nuk hap asnjë çështje teknike dhe administrata nuk krijon asnjë lloj pengese, gjë që nuk ndodh asnjëherë me subjektet që nuk kanë mbështetje politike, dhe kjo sjellje e njëtrajtshme e institucioneve krijon provën më të qartë se projekti i Beshirit nuk ecën mbi kapacitetin e kompanisë, por mbi një dakordësi të heshtur midis Ramës dhe Berishës, e cila lejon qarkullimin e kapitalit që nuk kërkon transparencë dhe që përdor ndërtimin shumëkatësh si mjet për të zhvendosur para dhe për të mbyllur detyrime të vjetra politike.

Kjo kulle, e cila në dokumente paraqitet si projekt privat, në praktikë funksionon si pikë takimi mes dy poleve që publikisht shfaqen si kundërshtarë, por që bashkëpunojnë në çdo rast ku prona, leja dhe paraja krijojnë interes të përbashkët, dhe fakti që një person i lidhur kaq fort me familjen Berisha merr hyrje të plotë në territorin urban të kontrolluar nga Edi Rama e konfirmon se pazari nuk zhvillohet në sallë parlamenti, por në lejet që kalojnë në heshtje. /Pamfleti

