Sali Berisha, deputeti më hallexhi i kuvendit të Shqipërisë

Deputetët me të ardhurat më të larta/ Berisha, në listën e më pak të paguarëve

ISP ka publikuar gjetjet e monitorimit të sesionit parlamentar janar-gusht 2024. Në gjetje janë identifikuar edhe deputetët më të paguar dhe ata më pak të paguar përgjatë këtij sesioni.

Ajo që vihet re në këtë listë është fakti që deputetë që kanë patur zero angazhime në parlament apo në komisione dhe seanca janë renditur në listën e deputetëve me të ardhura të larta.

Po ashtu një tjetër renditje që vihet re në këtë listë është se kreu i PD-së Sali Berisha është pjesë e listës të më pak të paguarëve, për shkak të arrestimit dhe mosprezencës së tij në parlament.

Tipar dallues është fakti se deputetët nga qarqet e largëta kanë edhe përfitimet më të mëdha financiare.

Për informacion, deputetët, përveç pagesës standard përfitojnë të ardhura nga pjesëmarrjet në komisione dhe në aktivitetet e tjera parlamentare, nga shërbimet mbështetëse (kuotë telefonike dhe pagesa për qira banese ose dieta udhëtimesh), etj.

Në tërësi, duke nisur nga pranvera e vitit 2023 deputetët aktualë janë njëherësh deputetët më të paguar të gjitha legjislaturave të tranzicionit, një vendim që u mor në mënyrë konsensuale prej tyre.

Në terma të thjeshtë, pagesa mujore e deputetëve është rreth 2 deri 2.5 mijë euro pa llogaritur përfitimet shtesë që variojnë deri në 2 mijë euro të tjera./ CNA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may also like...