Platforma e tij – ende jozyrtare – tingëllon si një kombinim i përpjekjeve personale me dëshirën për të goditur fort. Por, a mjafton vetëm “dora” për ta kthyer RTSH-në në një institucion serioz?
Kol Kyçi bën gati dorën e djathtë të tij. Pas largimit “rozë” të Alfred Pezës, kohë në të cilën televizioni ishte kthyer në një serial të denjë për X Channel, RTSH hap garën për drejtuesin e ri.
Sokol Balla ka shprehur dëshirën ta ngrejë lart dhe ta bëjë “gur” RTSH-në me dorën dhe kycin e tij. Por nuk mjafton vetëm dora e djathtë dhe e shpejtë e Sokolit – atij i duhen edhe disa profesionistë të vërtetë. Jo ata që nuk vijnë në punë, marrin rrogën në RTSH dhe punën e bëjnë në montazhin e një stacioni tjetër, atje ku edhe vetë Sokoli punon
Pasi i “shkundën mirë me dorë”, sipas stilit të Kolit, një ditë të bukur këta u mërzitën, sepse – sipas tyre – ishin hequr pa të drejtë. Por e vërteta është ndryshe: të gjithë punonjësit dhe kolegët në RTSH ankoheshin dhe pyesnin me habi vetëm një gjë: “A e di ky ku është dera e RTSH-së?”
Ndërkohë, mikut të Sokol Ballës dhe shokut të Alfred Pezës i iku një rrogë që e merrte “qyl” – Kliton Rama. Përveç mbiemrit, ku të gjente mundësi mashtronte dhe thoshte: “E kam njeriun tim, Edi Ramën.” Derisa dikush ia shkuli veshin dhe i tha: “Mos gënje më.”
Por Don Kishoti i Alfred Pezës dhe “masturbuesi” i Sokol Ballës na konkurroi edhe për garën si Drejtor i Përgjithshëm në RTSH. Zotimi i tij? Kthimi i Enkel Lamajt – “se më mori nga rruga dhe më solli në RTSH”. Kthimi i Fredit – “se më jepte rrogën kot”. Dhe nje festival kush i bie me shpejt me dore Ku pjesë e jurisë do të jenë Kryetar Kol Balla, nën Kryetar Alfred Peza dhe Enkeled Lamaj që do bëj rolin e “Noc Rrokut”