Petro Koçi eksitohet me Sali Berishën, (Mreti i jep honorare dhe tollona nafte si shpërblim)

Petro Koçi nuk përmban entuziazmin, thyen heshtjen e PS-së për Berishën

Entuziazmi për marrjen të pandehur Sali Berishën e ka pushtuar aq shumë deputetin Petro Koçi, sa e ka bërë edhe të thyejë heshtjen e imponuar nga kupola e PS-së sa i përket Sali Berishës dhe SPAK-ut.

Deputeti socialist thotë se shteti ligjor po fiton terren mbi kampionet e korrupsionit, ndërsa e ftoi Sali Berishën “të bëhet burrë dhe të mos i arratiset përgjegjësisë me retorike politike”.

“Njeriu i shtetit paralel, revolucionari komunist i antikomunizmit, sundimtari absolut i Partise Demokratike po paguan bëmat për te cilat nuk ja ka fajin as SPAK, as PD, as PS as Edi Rama, as Altin Dumani, por vetëm makutëria e pakontrolluar e fëmijëve dhe dhëndrit te tij për tu pasuruar.

Berisha u “zgjodh” ne krye te PD pasi u shpall non grata dhe pasi mori vesh hetimet e SPAK per procesin e korruptuar “antiPartizani” duke shpresuar se kjo do ti garantonte imunitet”, shkruan deputeti socialist. ©Lapsi.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may also like...