Pasi mori Stadiumin “Qemal Stafa”, “Selman Stërmasi” dhe “Asllan Rusi”, Mreti me oligarkët e tij i vënë syrin truallit të RTSH
Mreti Kim Jong Rama, në taracat me aromë lule trendafilash, së bashku me oligarkët Samir Mane, Shefqet Kastratin dhe “padrino” Agaçin, prej vitesh bëjnë planet për plaçkitjen e Shqipërisë ku janë bërë edhe shumë projekte ambicioze.
Pas çdo kulle, pas çdo PPP, pas çdo investimi me rëndësi privat dhe publik fshihet Samir Mane dhe Shefqet Kastrati.
Çdo kush që do të investojë në Shqipëri, biznes planin duhet ta miratojë ose me Sajmon ose me Çetin.
Kjo ka vetëm një arsye, sepse këta janë banka që kalojnë në offshore paratë për Mretin tonë Edi Rama.
Të gjithë biznesmenët që duan të punojnë ose të pastrojnë paratë e Anglisë ose Dubait, duhet ti zgjidhin këto halle me Samir Manen ose me Shefqet Kastratin
Ministrat e Ramës janë prej vitesh yzmeqarët e Samir Manes dhe Shefqet Kastratit, ndërsa Engjëll Agaçi është sekseri mafias dhe oligarkëve në shërbim të Mretit.
Trualli i Radio Televizionit Shqiptar është një xhevair që do t’ia shumë fishonte llogaritë offshor Mretit tonë të dashur, që kujdeset për ne dhe familjet tona.
Memexhiu është duke investiguar dhe shumë shpejt do zbulojmë nëse pas truallit fshihet Samir Mane apo Shefqet Kastrati
Pasi e çoi në degradim Radio Televizionin Shqiptar, Mreti do kërkojë të ndërtojë kulla siç ka bërë me Stadiumin “Qemal Stafa”, “Selman Stërmasi” dhe “Asllan Rusi”
E vetmja gjë që i intereson Ramës dhe oligarkëve janë pronat e RTSH, ku një pjesë u është dhënë për ndërtim panelesh fotovoltaike dhe trualli i RTSH në zemër të kryeqytetit pas ndërtimit do të kthehet në atraksion turistik,
E gjithë vëmendja e RTSH-istave është tek Blerta Filopati, patronazhistja e hipotekës, motra drakulës nga Vithkuqi, ish mbajtësja e kapeleve të kapterrit në Ora News. Rikthimet që drejtoresha e Kapterrit po bën në Radio Televizionin Shqiptar janë me kërkesë të çiftit Tafani-Bungo dhe me firmë të Aurora Polo (Daja).
Rilindasit janë shpërndarë në prokurori dhe gjykata për të mbyllur qindra kallzime në drejtim të RTSH, duke vendosur gishtin te brekët pa ushkur të kapterrit për të shpëtuar çfarë të munden
Hallexhijve që u është mohuar buka e fëmijëve dhe çdo e drejtë njerëzore nuk dinë ku të përplasen më, në një shtet të kapur nga Mreti Kim Jong Rama në të gjitha nivelet. Shumë prej tyre po bëjnë letrat për të emigruar në Gjermani.