Deklarimi në ILDKP për vitet 2023 dhe 2024 zbulon një aktivitet të pazakontë shitjesh dhe shkëmbimesh të pasurive nga ana e kreut të Bashkisë së Sarandës; 13 apartamente, garazhe dhe njësi tregtare janë larguar nga pronësia e tij që pas marrjes së detyrës.
Oltion Çaçi, kryetari i Bashkisë së Sarandës, rezulton të ketë pasur një veprimtari intensive në tregun e pasurive të paluajtshme që prej momentit kur mori detyrën publike. Sipas deklarimeve të dorëzuara nga vetë ai në ILDKP për vitet 2023 dhe 2024, Çaçi ka shitur ose ka këmbyer të paktën 13 pasuri të patundshme, përfshirë apartamente, njësi tregtare dhe garazhe, ku është bashkëpronar në përqindje të ndryshme.
Në deklarimin për vitin 2023, Çaçi raporton largimin nga pronësia e 6 apartamenteve me sipërfaqe nga 43 deri në 95 metra katrorë. Në të gjitha rastet, përqindja e zotërimit të pasurive është 16.667% dhe vlera e raportuar si përfitim është 0 lekë, çka ngre pikëpyetje mbi mënyrën e transferimit apo shkëmbimit të këtyre pasurive.
Në vitin 2024, trendi i “largimeve” vijon me ritme edhe më të larta. Kryebashkiaku deklaron 7 pasuri të tjera të shitura, përfshirë një njësi tregtare, një garazh dhe pesë apartamente të tjera me sipërfaqe të ndryshme. Edhe në këtë rast, përqindja e pronësisë mbetet 16.667%, ndërsa shumat e deklaruara si përfitime për disa objekte janë simbolike; për shembull, një njësi tregtare me 70 m2 është shitur për vetëm 16 mijë lekë, ndërsa një apartament me 71 m2 për 43 mijë lekë.
Kjo veprimtari e pazakontë me pasuritë e paluajtshme ka bërë që emri i Oltion Çaçit të përflitet si “Sheiku i Sarandës” që kontrollon lëvizjet e pronave me stilin e një biznesmeni të ndërtimit, edhe pse formaliteti i funksionit të tij publik është i papajtueshëm me këtë ritëm transaksionesh.
Pjesa takuese: 16.667 %
Detajet e ndryshimit: Pakësim të vlerës ( Nuk e zotëroj – Shitur ), vlera: 0.00 ALL
Aseti: Pasuri e paluajtshme
Tipi i pasurisë: Apartament
Tipi i të drejtës: Bashkëpronar (%)
Sipërfaqja totale e asetit: 90.00 m2
Pjesa takuese: 16.667 %
Detajet e ndryshimit: Pakësim të vlerës ( Nuk e zotëroj – Shitur ), vlera: 50,155.00 ALL
Aseti: Pasuri e paluajtshme
Tipi i pasurisë: Garazh
Tipi i të drejtës: Bashkëpronar (%)
Sipërfaqja totale e asetit: 26.00 m
Pjesa takuese: 16.667 %
Detajet e ndryshimit: Pakësim të vlerës ( Nuk e zotëroj – Shitur )
Aseti: Pasuri e paluajtshme
Tipi i pasurisë: Njësi
Tipi i të drejtës: Bashkëpronar (%)
Sipërfaqja totale e asetit: 70.00 m2
Pjesa takuese: 16.667 %
Detajet e ndryshimit: Pakësim të vlerës ( Nuk e zotëroj – Shitur ), vlera: 16,753.00 ALL
Aseti: Pasuri e paluajtshme
Tipi i pasurisë: Apartament
Tipi i të drejtës: Bashkëpronar (%)
Sipërfaqja totale e asetit: 66.00 m2
Pjesa takuese: 16.667 %
Detajet e ndryshimit: Pakësim të vlerës ( Nuk e zotëroj – Shitur )
Aseti: Pasuri e paluajtshme
Tipi i pasurisë: Apartament
Tipi i të drejtës: Bashkëpronar (%)
Sipërfaqja totale e asetit: 71.10 m2
Pjesa takuese: 16.667 %
Pakësim të vlerës ( Nuk e zotëroj – Shitur ), vlera: 43,178.00 ALL
Aseti: Pasuri e paluajtshme
Tipi i pasurisë: Apartament
Tipi i të drejtës: Bashkëpronar (%)
Sipërfaqja totale e asetit: 63.80 m2
Pjesa takuese: 16.667 %
Detajet e ndryshimit:
Pakësim të vlerës ( Nuk e zotëroj – Shitur ); Vlera: 38,739.00 ALL.
/Pamfleti

