Ndërsa Parisi po dridhet nga hyrja në burg e ish-presidentit francez Nicolas Sarkozy për një skemë të ndyrë financimi të fushatës elektorale nga diktatori libian Muammar Gaddafi, Tirana po qesh me plot gojë. Kryeministri Edi Rama, i cili duket se ka një aftesi në “Plaçkitje Shtetërore“, ka reaguar me një video-selfie të papritur, ku shihet duke u tallur me “shokun e vjetër” francez, duke e quajtur atë një “amator të rënë në grepin e parave të huaja”.
Në fotën bombastike të shpërndarë në rrjetet sociale, Rama pozon me Ulsiun e drejtësisë – duke mbajtur në dorë një selfie me Sarkozy-n, të kapur gjatë një “telefonateje konfidenciale” Rama i thotë ish-liderit francez: “Nikol, o mik, ti ende luan me paratë e Gaddafit? Kjo është amatoreske! Këtu te ne, fondet publike i kthejmë në art bashkëkohor kullash pa lënë gjurmë – asnjë milionë i huaj nuk na duhet.
Sipas burimeve të afërta me zyrën e Kryeministit, Rama e ka quajtur arrestimin e Sarkozit një “mësim për fillestarët“: “Ai mendoi se mund të vjedhë pa u kapur, por harroi rregullin e artë: mos luaj me paratë e atyre që bien nga karrigia më shpejt se sa ti. Unë? Kam 12 vite në pushtet duke bërë ‘rilindje‘ – dhe ende jam në detyrë, me një buzëqeshje më të madhe se e Carla Brunit!” Videoja, e shoqëruar me emoji të një xhepulltari të mbushur me euro, ka mbledhur mijëra like nga “miqtë besnikë” – kryesisht ata që ende presin pagën e tyre publike.
Kjo “miqësi ironike” mes dy liderëve të dyshuar për aferat financiare nuk është e re: Rama dhe Sarkozy u takuan disa herë gjatë mandatit francez, ku dyshohet se diskutuan “sekrete evropiane” siç quhen ato – kod për “si të mbash opozitën nën kontroll me fonde të zhdukura”. Por sot, ndërsa Sarkozy hyn në La Santé për pesë vite burg (me mundësinë e apelit, sigurisht, siç bën çdo “amator“), Rama feston duke ngritur një gotë me raki: “Për ty, Nikol – mësimi yt është udhëzuesi im i kundërt. Ne këtu nuk arrestohemi, ne rizgjedhim!”