Ndragheta / Engjëll Agaçi vazhdon të tredhi Shqipërinë

Dokument/ Rikthehet Niku i “Ndraghet’a” në tenderët e shëndetësisë; 650 mijë Euro nga Spitali i Durrësit

Ministrat e Shëndetësisë kanë zbatuar urdhërat për tenderët, pasi siç doli nga përgjimet e Anti-mafies Italiane, lidhjet e Besnik Halilit në emër të grupit mafioz “Ndreaghet’a”, janë vendosur me Bablokun…

Një vit më parë, kur ndaj kompanisë “GTS-Gazra Teknik Shqiptar” të grupit mafioz “Ndreaghet’a”, SPAK nisi hetimin kryesisht për tenderë miliona Euro në shëndetësi me klientelizëm, dokumente false, kontrata 2-3 më të larta se kostaja reale dhe pa garë; ish-ministrja e shëndetësisë, Ogerta Manastirliu urdhëroi drejtuesit e qendrave spitalore të mos e pranonin më në tenderë.

Ndërsa administratori Besnik Halili, i vendosur nga “Ndreaghet’a” si drejtues e përfaqësues ligjor i kompanisë “GTS-Gazra Teknik Shqiptar”, humbi gjurmët për të mos u përballur me drejtësinë dhe nuk mori më pjesë në tenderët e shëndetësisë, ku prej vitit 2016 kishte monopolin e furnizimit me oksigjen mjekësor gaz e të lëngshëm.

Më 20 maj 2024, oficerët e Byrosë Kombëtare të Hetimit, bënë kontroll në zyrat e kompanisë “GTS-Gazra Teknike Shqiptare” në Vaqarr, ku sekuestruan dokumente, kompjuterë dhe telefonat e 12 personave, mes të cilëve të drejtuesit Besnik Halili, gruas së tij Luneda Sufali e vëllait të saj Ergys Sufali, të cilët i gjetën atje.

Por më 26 gusht 2024, kompania “GTS-Gazra Teknik Shqiptar” e grupit “Ndreaghet’a”, u rikthye në tenderët e shëndetësisë, përsëri nëpërmjet administratorit të saj Besnik Halili, i cili në përgjimet e anti-mafies italiane, njihej si “Niku i besuar i Ndreaghet’a”.

Sipas njoftimit në Agjencinë e Prokurimit Publik, rezulton se kompania “GTS- Gazra Teknik Shqiptar”, ka ri-nisur pazaret dhe me ministren Albana Koçiu, duke marrë tenderin 640 mijë Euro, për furnizimin me oksigjen të Spitalit Rajonal- Durrës me afat 1 vit.

Tenderi u nda në 2 Lote, dhe në të dy Lotet mori pjesë vetëm “GTS-Gazra Teknik Shqiptar” e Nikut të grupit mafioz “Ndreaghet’a”, ndërsa drejtoria e Spitalit Rajonal të Durrësit e shpalli fitues pa garë dhe me vlera kontrate totale sa 99.5% të fondit limit.

Ndërkohë që 4 muaj më parë, kësaj kompanie, biznes i grupit mafioz italian, SPAK i ka sekuestruar dokumentet, kompjuterët dhe telefonat e administrator Nikut, të gruas së tij e punonjësve të tjerë; Ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu, nëpërmjet drejtorëve të spitaleve e ka ri-futur në tenderët e oksigjenit mjekësor.

Gjatë pushtetit të PS-së, kompania “GTS-Gazra Teknik Shqiptar” e grupit mafioz “Ndreaghet’a” me drejtues Besnik Halilin, ka marë 198 tenderë nga QSUT, me vlerë toale 26 milionë Euro, të gjithë pa garë e me vlera kontrata mbi 99%.

Kujtojmë, që nga muaji tetor 2013 deri në muajin mars 2022, Luneda Sufali, gruaja e Nikut të grupit mafioz “Ndreaghet’a”, ka qenë Drejtoreshë e Lojërave të Fatit, Këshilltare dhe Drejtoreshë e Shërbimit Social në Ministrinë e Shëndetësisë, prej të cilës, burri i saj merrte tenderët.

Por largimi i saj nga ministria, nuk e ka larguar Nikun nga tenderët, mbasi siç doli nga përgjimet e Anti-mafies Italiane, lidhjet e tij në emër të grupit mafioz “Ndreaghet’a”, janë vendosur me Bablokun./Pamfleti

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may also like...