Ivana Tomça vajton ende për shporrjen e kapterrit, dhe çdo javë i dedikon në FCB e saj një rubrikë “RTSH madhështore e Pezës”.
Të larguarit vazhdojnë të fitojnë gjygjet çdo javë. Alfred Peza ka dal në pension të parakohëshëm dhe nuk pranon asnjë televizion ta punësojë. Ivana Tomça vazhdon ti thurë lavde Kapterrit për harremin dhe RTSH madhështore.
Fançat e MEMEXHIUT kanë një kërkësë miqësore..Ivana Tomçës ti kërkohet raporti mjeko ligjor sepse ndoshta duhet të përfitojë kemp, pas 35 viteve lodhje mendore në RTSH.


Statusi i plotë i Ivana Tomça:
Të dashur miq, si përkthyese dhe gazetare që prej 35 vjetësh në RTSH, si një njeri me kontribute të mëdha në media (dhe kontribute nuk kam parasysh punën që kam berë për të marrë pagën, por kontributet e mëdha që m’i njeh i gjithë publiku që ka 35 vjet që e sheh emrin tim në RTSH dhe në gazetë, ku kam më shumë se 250 editoriale -kontribut të vërtetë, pasi nuk kam kërkuar të paguhem) etj. etj. dhe së fundi, që prej dy vjetësh si sekretare e Këshillit për Shikuesit dhe Dëgjuesit dhe pa mundur të jap kontributin tim ashtu siç dua pas një lufte dy vjeçare me njerëzit e papërgjegjshëm që ishin në Këshillin Drejtues të RTSH-së të cilët na bënë të jetojmë një periudhë të zezë në historinë e RTSH-së për nga shkeljet flagrante, mungesës së kontributit (mblidheshin shumë rrallë dhe nuk punonin, nuk njihnin ligjet etj), ndihem shumë e prekur të dëgjoj këto gënjeshtra nga kjo grua që nuk e di pse ndodhet ende në RTSH pas shkeljeve të rënda që ka berë në këta muaj me rekrutimet, kthimet e njerëzve të cilët ishin larguar për shkelje nga RTSH-ja etj. me të cilat sigurisht që do të merret drejtësia. Paska guxuar të na tregojë punët që ka bërë kjo në RTSH????? Kur? Çfarë profesioni ka kjo? Ku e njeh kjo median? Si arriti të futet në kandidim për zv.drejtoreshë e RTSH-së, kur ai ishte vend që më takonte mua ose ndonjë tjetri me kontributet e mia…Ndryshimet që kishim pritur që prej të paktën 15 vjetësh dhe që i kisha ëndërruar gjatë, pas shkatërrimit që i kishte bërë RTSH-së politika, janë bërë në periudhën qershor 2023-shtator 2024, kur Drejtor i Përgjithshëm ishte z. Alfred Peza. Ndryshimet që u bënë në 1 vit e gjysëm në këtë periudhë që jam e lumtur që e përjetova, nuk ishin bërë asnjëherë dhe nuk do të bëhen nëse do të ketë përsëri “Aurora” dhe “Ina Zhupa” të tjera. Rijetësimi i sallës së Orkestrës është bërë në prill 2024, në inaugurim ka qenë Presidenti i Republikës dhe gjithçka është bërë sipas vizionit të Alfred Pezës dhe me kontributin real të tij, me punë të palodhur me orë të stërzgjatura dhe ka plot punë të bukura të prekshme që ka lënë në RTSH. Televizioni në atë periudhë mori një hov të paparë, u futën podkastet, u rinovuan studiot e radios, u rikonstruktua studioja kryesore, në të cilën tashmë mund të bëheshin 12 emisione, u rinovua News Room-i, u bë RTSH 24 një kanal i veçantë me infrastrukturë më vete, u futën rreth 40 emisione të reja gjithëpërfshirëse ku për herë të parë u përfshinë shtresa të popullsisë që nuk ishin përfshirë ndonjëherë, si psh. romët, u punësua Ina Majko, e cila sot është deputete, dhe për këtë duhet falënderuar z. Alfred Peza dhe Bojken Lako. Kontributet janë aq të mëdha, saqë nuk arrij t’i përmbledh dot të gjitha në një status. Cili ishte roli i kësaj gruas këtu në podkast? Cilët elementë ka bërë kjo? A i përmbush kjo kriteret për të punuar në RTSH? A e dini ju si emisionet në kohën e kësaj bëheshin si muhabet rruge? As skenar as gjë. Merr njerëz nga rruga dhe krijo podkaste. Për cfarë duhen 85 podkaste? Të gjitha këto meritojnë hetim. Ndërkohë, nuk e di çfarë bën kjo ende në RTSH dhe i jepet ekrani për të gënjyer??? Si sekretare e Këshillit për Shikuesit dhe dëgjuesit do ta ndjek këtë problem si dhe probleme të tjera të krijuara në këto kohë, si heqja e programeve të rëndësishme dhe zëvendësimi i tyre me paçavure dhe njerëz që nuk dinë shqip, shkatërrimin e gjuhës shqipe, shkatërrimin e programacionit duke vënë në prime-time emisione jo gjithëpërfshrëse dhe me audiencë të kufizuar etj.
Dua të falënderoj nga zemra ish drejtorin e RTSH-së z. Alfred Peza për kontributin e madh e të pakrahasueshëm që dha në RTSH Radio Televizioni Shqiptar, për punën e palodhur në shërbim të publikut dhe jam e keqardhur që ky kontribut u ndërpre nga njerëz pa moral. Kaq kisha për momentin, por nuk ndalet këtu. Mjaft me arrogancën e “Aurora” ve.
Harrova ta them: Kjo të vjedh jo vetëm punën, por edhe fjalët. Z. Peza gjatë inaugurimit e quajti orkestrën diamant dhe tani e thotë kjo duke vjedhur shprehjet e tjetrit. Turp për këtë grua!!!!
Shpresoj që z. Fatjon Hoxhalli, i cili më ka dhënë shpresë se në Radio Televizionin Shqiptar tani do të punohet ndryshe, bashke me drejtoreshen e re Eni Vasili, do të mendojë se çfarë mund të bëhet për këtë situatë, të cilës i duhet thënë ndal. Ka probleme të mëdha RTSH-ja tani. Ne si Këshill për Shikuesit dhe Dëgjuesit jemi të gatshëm të punojmë pa orar dhe sa duhet, me mendimet tona profesionale dhe të ndihmojmë për ta ndryshuar situatën. Këshilli për Shikuesit dhe Dëgjuesit do të jetë aleat i drejtuesve të rinj të RTSH-së dhe do të mbështesë vizionin e tyre në të mirë të publikut!
se ke kuptuar akoma ca roli ka kjo grua dhe aurorat e tjera shoqet e saj ne shoqeri? 1. te krihen dhe te vine me cante ne sqetull gjoja per pune 2. te shohin cunat e rinj 3. te japin mend kur skane
4. te bejne si te ndershme dhe me rendesishme 5. mos tu nxihet surrati fare kur u dalin te palarat