Lojërat e Edi Ramës dhe Sali Berishës do ti mbajnë në pushtet edhe 30 vjet

Memexhiu MemeMonument

Eh, ç’t’ju them o njerëz? Jemi mësuar t’i shohim si dy qen e mace, si dreqi me të shënjtin, duke u zënë nëpër ekrane e foltore. Por po t’i shohësh me syrin e Memexhiut, me atë syrin që sheh edhe prapa perdes, do kuptosh që Edi Rama dhe Sali Berisha nuk janë aq armiq sa duan të duken. Përkundrazi, dyshja historike e politikës shqiptare, shpeshherë, i bën njëri-tjetrit avokatin, si dy dashnorë të vjetër që s’mund të rrinë dot pa njëri-tjetrin.

Pse e them këtë? Po ja dëgjoni Memexhiun:

1. Zhurma për të Mbuluar Turpin: Një Teatër me Dy Aktorë Kryesorë Kur vjen puna për ndonjë skandal të madh, që vërtet i prek kockat këtij populli, si ajo puna e inceneratorëve që na morën frymën me erën e kalbur të korrupsionit, çfarë bëjnë “ujqërit” tanë? Edi Rama, me atë zërin e tij “pa merak”, thotë se po lufton korrupsionin, por vetëm ca peshq të vegjël kap. Ndërsa Sali Berisha, del në çdo foltore e ulërin, akuzon, shan, fyen, bën sikur i çon letrat në Prokurori. Dhe ne, si budallenj, shohim e dëgjojmë zhurmën e madhe, duke menduar se po ndodh një luftë e vërtetë. Por në fund, asnjëri s’e gërvisht seriozisht tjetrin, sepse të dy kanë interesa të përbashkëta që të mos thellohet gërmimi. Janë si dy aktorë që luajnë një dramë, por skenari u shkruhet bashkë. Zhurma e tyre është muzikë e veshit për t’u mbuluar erën e keqe të prapaskenave.

2. Mbajtja Gjallë e “Armikut” për të Justifikuar Veten Si do të justifikonte Edi Rama qeverisjen e tij të gjatë dhe shpeshherë dështimet e saj, nëse nuk do të kishte “armikun” e vjetër, Sali Berishën? Sapo i vihet presioni nga brenda partisë apo nga ndërkombëtarët, ai menjëherë nxjerr “fantazmën e Saliut” dhe thotë: “Shihni, nëse s’jam unë, do vijë ai!” Dhe populli, me frikën e të shkuarës, e mban prapë atë në pushtet. E njëjta gjë vlen edhe për Sali Berishën. Pa “armikun” Edi Rama, si do ta mbante gjallë “Foltoren” dhe si do të justifikonte mosardhjen e tij në pushtet? “Rama është diktator, ai po e shkatërron Shqipërinë, ndaj më duhet mua të vij e ta shpëtoj!” Kështu, të dy ushqehen me ekzistencën e njëri-tjetrit, si dy vampirë që pinë gjakun e popullit.

3. “Opozita” e Konsensuale: Kur Humbësi Është Gjithmonë Populli Nuk ju duket çuditshëm që kurrë s’e shohim njëri-tjetrin duke u goditur me të vërtetë aty ku dhemb? Janë si dy peshkatarë që hedhin rrjetat në të njëjtin lumë, por s’ia prishin kurrë punën njëri-tjetrit. Kur duhet të kalojë ndonjë ligj “i rëndësishëm” që i shërben interesave të oligarkëve, a s’e shihni që opozita e “Ashik Salihut” gjithmonë gjen një mënyrë për ta bërë zhurmën e madhe, por në fund të fundit, ligji kalon? Dhe populli, e han si patjetër. Kjo s’është opozitë e vërtetë, kjo është një opozitë e konsensuale, ku të dy palët bien dakord të fitojnë, ndërsa humbësi i vetëm është gjithmonë qytetari i thjeshtë.

Kështu që o njerëz, mbajini sytë katër! Mos u mashtroni nga zhurmat e mëdha dhe akuzat boshe. Sepse prapa këtij teatri me dy aktorë kryesorë, fshihet një “pakt” i heshtur, një aleancë e vjetër që i mban të dy në pushtet, direkt apo indirekt. Dhe ne, si spektatorë të këtij shfaqjeje pa fund, po na ha miza nën kapuç.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may also like...