Letra e Erion Veliajt: Rebelim apo përpjekje e fundit?
“E para njëherë, me Ramën kam vetëm mall të takohem për të folur për punët si gjithmonë dhe asgjë tjetër s’më shkon në mendje.”

Kjo letër e Erion Veliajt drejtuar kryeministrit Edi Rama ngjan me letrën e Mehmet Shehut drejtuar Enver Hoxhës pak para se të vriste veten: “Unë, shoku yt i afërt i halleve dhe i fitoreve, të përqafoj. Enver, 11 qershor 1981”. Ndërsa Veliaj shkruan: “Me Ramën kam vetëm mall të takohem për të folur” – 20 Prill 2025.
Por historia nuk mbyllet këtu. Nga burgu, Veliaj ka shfuqizuar një urdhër të Ramës dhe ia ka deleguar detyrën së besuarës së tij, Sara Goxhaj. Ky veprim është interpretuar si një akt rebelimi ndaj kryeministrit, i nxitur nga kontrolli i fortë që Rama ka vendosur mbi Bashkinë e Tiranës. Ky kontroll ka trembur shumë nga drejtuesit e korruptuar të institucionit, duke rikthyer vëmendjen tek abuzimet e shumta në administratën e Bashkis Tirane– abuzime që po i kushtojnë jo pak Edi Ramës.
I ndodhur përballë presionit, Veliaj reagoi në mënyrën më të keqe të mundshme. Megjithatë, Rama nuk e la me kaq. Ai çmobilizoi grupin “puçist” të Veliajt, vendosi rregullin në Bashkinë e Tiranës dhe riktheu në detyrë Anuela Ristanin. Në përpjekje për të mbajtur pushtetin, Veliaj ushtroi presion të fortë, duke e detyruar Ristanin të largohej dhe t’u bindej urdhrave të grupit të tij.
Por kjo situatë nuk zgjati shumë. Një hije e rëndë ra mbi qelinë e Veliajt. Dikush u shfaq dhe i çoi një mesazh të koduar. Duket se ai e kuptoi çfarë e priste. Në burg, gjërat mund të ndryshojnë në mënyra të paparashikuara, dhe Veliaj i druhet çdo dite që kalon në qeli.
Dhe jo vetëm kaq. Pak ditë pasi Apeli i GJKKO vendosi ta linte në burg, Veliaj e ka kuptuar tashmë se ditët e tij atje do të jenë të gjata
