Zymbyli, është personazhi karizmatik, i cili ishte shërbëtor në Harremin e Sulltan Sulejmanit, shërbëtor të tredhur në shërbim të konkubinave
Leka Bungo “Zymbyli” karagjoz i Harremit, ka qejf të jetë pak hamshor, si drejtorat paraardhës, por është i tredhur.
Kryetari, siç i thërrasin në RTSH, pasi i erdhi radha të puçte Blerta Tafanin te syri, nuk humb kohë ta rikthejë të preferuarën e pleqve të RTSH për pak ledhatim.
Zhulsja e RTSH, ka larë figurën e saj dhe tashmë në krahë të Zymbylit të tredhur po merr pushtet në RTSH siç ka bërë gjithmonë, duke rikthyer në punë ata që ka qejf ajo.
Pasi Edi Rama u njoftua që prokuroria ka hapur çeshtje penale për aferat e Kapterr Alfred Pezës, urdhëroi shkarkimin e tij. Menjëherë u mobilizuan konkubinat dhe Zymbylët për të marr pushtetin dhe lavdinë. Disa fança na tregojnë që kapterri është arratisur për ti shpëtuar burgut./ Memexhiu
Ish ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani dhe kryetari i Këshillit Drejtues të RTSH, Leka Bungo janë përfshirë në një replikë në distancë, pas debatit qe që ka lindur për Televizionin Publik Shqiptar dhe largimin e drejtorit të përgjithshëm, Alfred Peza.
Në një postim në rrjetet sociale, Ylli Manjani është shprehur i ashpër me punën e RTSH, teksa është shprehur se duhet mbyllur fare si institucion, pasi paguhet me paratë e qytetarëve. Manjani në reagimin e tij është treguar i ashpër teksa është shprehur se në RTSH janë punuar persona që ndajnë intimitete jashtëmartesore, ndërkohë që paguhen dhe me taksat e qytetarëve.
“Aq më pak ka kuptim mbajtja e një media të tillë, me paratë publike për të punësuar bord, kryetarë e drejtorë që thjesht zihen si do ndajnë rrogat, shpërblimet, tenderat e punësimet për veten e tyre. Dhe që s’ka kuptim fare, po fare, fare të punësosh njerëz që ndajnë dhe intimitete jashtëmartesore, ndërkohë që ne i paguajmë. Të paktën të dalin në ekran dhe me pin këto gjëra që të justifikojnë pagesën…Shkurt muhabeti, për mendimin tim (e kam patur prej kohësh këtë mendim) RTSH duhet mbyllur fare. Prej vitesh nuk justifikon asnjë qindarkë publike”, shprehet Manjani.
REPLIKA E BUNGOS
Ndërkohë që Leka Bungo, kreu i Këshillit Drejtues të RTSH-së në replikën e tij e ka quajtur RTSH-në si “maternitetin” ku janë formuar figurat kryesore të gazetarisë në vend.
Bungo në shkrimin e tij “shprehet se RTSH nuk është bordello”, por një institucion ky punojnë 100-dra të gra e vajza të ndershme dhe të talentuara. Sipas Bungos, thirrja për mbylljen e RTSH, është njolloje sikur ky i fundit të kërkonte mbylljen e Ministrisë së Drejtësisë se ka korrupsion.
“Do te ishte njelloj sikur une te propozoja te mbyllej Ministria e Drejtesise per korrupsion sepse njeri nga ministrat e saj akuzohej se kish vjedhur nje pjese te parave me te cilat do te bliheshin prangat elektronike. I përnderti ish- minister! R.T.SH-ja nuk ka qene asnjëherë “bordello”.
Perkundrazi, ka qene “Materniteti” ku kane lindur gazetare dhe krijues te medhenj si Agron Çobani, Alfons Gurashi, Blendi Fevziu, Eni Vasili, Ardian Krasta, Mevlan Shanaj, Albert Minga, Vera Grabocka e dhjeëtra te tjere ….
Te jesh i sigurt se perkushtimi i gazetareve dhe krijueseve te talentuar ne R.T.SH, do t’ia kthejne shume shpejt dinjitetin e dikurshëm”, shprehet Bungo.
REAGIMI I PLOTE I YLLI MANJANIT
RTSH = Media që e paguajmë për të mos i parë/dëgjuar asnjë program.
Se përse e bëjmë këtë gjë, një dreq e di?!
Logjika ta do që një media e tillë, pra që nuk ka as audiencën e një portali, duhet mbyllur një sekondë e më parë. Nuk mund të justifikohet mbajtja me para publike të një media për një festival në vit, festival të cilin e bën fjala vjen, Ardit Gjebrea për qejf të vet, në një media me liçensë kombëtare.
Aq më pak ka kuptim mbajtja e një media të tillë, me paratë publike për të punësuar bord, kryetarë e drejtorë që thjesht zihen si do ndajnë rrogat, shpërblimet, tenderat e punësimet për veten e tyre.
Dhe që s’ka kuptim fare, po fare, fare të punësosh njerëz që ndajnë dhe intimitete jashtëmartesore, ndërkohë që ne i paguajmë. Të paktën të dalin në ekran dhe me pin këto gjëra që të justifikojnë pagesën…
Shkurt muhabeti, për mendimin tim (e kam patur prej kohësh këtë mendim) RTSH duhet mbyllur fare. Prej vitesh nuk justifikon asnjë qindarkë publike.
RTSH ngjan si ai parku i ish metalurgjikut në Elbasan që vetëm mbetje të dëmshme dhe pamje të kuqërreme që ngjallin vetëm sëmundje e kancer.
Duhet mbyllur menjëherë, mendoj unë. Ato para publike që mbajnë në këmbë këtë mbetje të pariciklueshme, mund të financojnë vërtetë aktivitete kulturore e artistike kombëtare, me audiencë të garantuar.
Edhe ideja që një media e tillë i shërben pushtetit të radhës (në fakt i shërben) nuk mbështetet nga realiteti. Pushteti blen më mirë mediat private, sepse me ato kryn punë. Po të ishte për RTSH pushteti nuk fiton kurrë asgjë. Ndaj s’ka asnjë kuptim mbajtja e një media të tillë me paret tona.
Me shumë lutje sugjeroj që të mos merrni mundimin të krahasoni këtë realitet me ZDF, RAI apo BBC. Ju lutem!
REAGIMI I PLOTE I LEKA BUNGOS
Shqipëria është një vend me fat, madje me shumë fat. Në qoftë se Holanda quhet vendi i luleve, Shqipëria mund të konsiderohet pa frikë si vendi i yjeve.
Jo se vendet e tjera nuk kanë yje, por sepse tek ne ka aq shume, sa që nga ndriçimi i tyre njerëzit shpesh i merr “malli” për errësirën e natës. Kjo është edhe një nga arsyet që populli ynë nuk ka ecur asnjëherë ndër shekuj “kuturu në errësirë”.
Sikur te mos qe “ndriçimi” i tyre edhe sot e kësaj dite vendi i ynë do të renditej ndër vendet me të errëta.
Kësisoj, të parët tanë i kanë parë yjet si dhuratat më të vyera të Zotit dhe bash për këtë arsye, i kanë vënë secilit emër… Ylli polar, Ylli Vega, Ylli Sirius, Ylli Manjani…
Ky i fundit, si një nga yjet që prej vitesh rropatet për t’i ndriçuar mendjen shqiptarëve, pak ditë më parë, mesa duket i ngarkuar nga Perëndia për të luftuar degjenerimin në Shqipëri, ka botuar një shkrim në gazetën Tema me titull: “R.T.SH është bërë si bordello që paguhet me lekët tona.”
I përnderti ish- ministër. Punonjëset e bordelleve zakonisht janë prostituta. Kësisoj më duhet t’u kujtoj se ne rastin konkret, opinioni i juaj duket sikur nuk ka dalë nga goja e nje “opinionisti” që bredh i “ftuar” nga ekrani në ekran për një “arsye” që nuk e kam kuptuar dot kurrë, por ka dalë nga njëëëëëëëëëë hale tek e cila kane harruar porten hapur.
Ne institucionin tone punojne qindra vajza dhe gra te talentuara dhe te ndershme. Jo ti, por askush nuk mund te hedhe balte mbi to. As mbi djemte dhe burrat. Ti dhe askush tjeter qe i ka kushtuar jeten “luftës kundër degjenerimit” nuk mund ta djege jorganin per nje “plesht”.
Do te ishte njelloj sikur une te propozoja te mbyllej Ministria e Drejtesise per korrupsion sepse njeri nga ministrat e saj akuzohej se kish vjedhur nje pjese te parave me te cilat do te bliheshin prangat elektronike.
I përnderti ish- minister! R.T.SH-ja nuk ka qene asnjëherë “bordello”.
Perkundrazi, ka qene “Materniteti” ku kane lindur gazetare dhe krijues te medhenj si Agron Çobani, Alfons Gurashi, Blendi Fevziu, Eni Vasili, Ardian Krasta, Mevlan Shanaj, Albert Minga, Vera Grabocka e dhjeëtra te tjere ….
Te jesh i sigurt se perkushtimi i gazetareve dhe krijueseve te talentuar ne R.T.SH, do t’ia kthejne shume shpejt dinjitetin e dikurshem.
Sipas gjykimit tim, per teleshikuesit shqiptare, do te kishte me shume vlere te mbyllet “porta që harron të mbyllet” se te mbyllet R.T.SH-ja.
*Kryetar i Keshillit Drejtues të RTSH-së
© Panorama.al