Erion Veliaj largohet nga Shqipëria, SPAK: Kemi prova për 4 vepra penale
Kryebashkiaku Erion Veliaj është larguar nga Shqipëria vetëm një ditë pasi SPAK njoftoi zyrtarisht se në këtë dosje ka siguruar prova për konsumimin e 4 veprave penale. Korrupsion Pasiv, Korrupsion aktiv, Pastrim Parash dhe fshehje të të ardhurave. Veliaj është larguar nga Aeroporti i Rinasit në orën 5. 15 minuta të mëngjesit, duke kaluar nga zona VIP. Pas publikimit të lajmit ka reaguar edhe kryebashkiaku Erion Veliaj, I cili pasi sulmon Sali Berishën i dërgon mesazh Edi Ramës dhe SPAK. Në statusin e tij në Facebook, Veliaj shprehet se do të kthehet pas dy ditësh për të pritur që ti vijë radha, dhe pasi të flas prokurori i SPAK do të jetë radha e tij për të folur.

Një ditë pasi SPAK njoftoi se nga provat e grumbulluara, është arritur në konkluzionin se ekzistojnë të dhëna konkrete, se Erjon Veliaj dhe familjarë të tij kanë konsumuar veprat penale të Korrupsionit Pasiv, Korrupsionit Aktiv, Pastrim parashë dhe fshehje të të ardhruave, kryebashkiaku i Tiranës është larguar nga Shqipëria. Në orët e para të mëngjesit, në rrjete sociale dhe media të ndryshme u publikua një foto e Erion Veliajt që largohej nga Aeroporti i Rinasit. Sipas këtyre raportimeve, Veliaj ka lënë tokën shqiptare në orën 5. 15 minuta duke kaluar nëpërmjet sallës VIP në aerport dhe më pas është larguar për në një destinacion që nuk dihet. Pas publikimit të lajmit, dhe pas akuzave të liderit të opozitës Sali Berisha, errdhi edhe reagimi I kryebashkiakut, që konfirmoi largimin, por sipas tij kishte shkuar në SHBA për shkak të një axhende të planifikuar. Në reagimin e tij, Veliaj sulmoi dhe lëshoi fyerje ndaj liderit të opozitës, dërgoi edhe mesazhe në drejtim të kryeministrit Edi Rama dhe SPAK. Veliaj u shpreh se do të kthehet për dy ditë në Shqipëri për të pritur që ti vij radha, ndërsa thekson se do pres fillimisht se çfarë do të bëj SPAK e më pas do të jetë radha e tij për të folur, një mesazh ky për ata që I akuzon se përgatitën dosjen e tij, ku sipas mediave pranë Veliajt dyshohet Belinda Balluku, ndërsa sipas opozitës është Edi Rama.