Kur del në protestë gjithë verës pa krem plazhi, Belind Këlliçi / Esmeri Belo

Kandidati humbës me 60 mijë vota i opozitës për Tiranën, Belind Këlliçi, i njohur si Belo Ezmeri (nofkë të cilën ia ka vendosur Sali Berisha), ka deklaruar gjatë protestës së fundit para Bashkisë Tiranë se ka pasur përpjekje për të shuar protestën ‘heroike’ të udhëhequr nga Belo kundër Erion Veliajt.

Por, Këlliçi tha se protesta do të vijojë edhe gjatë vjeshtës.

“Protesta është historike dhe e paprecedentë. Kanë bërë çdo gjë që kjo protestë të shuhet, nëse në këtë protestë nuk do flitej për vjedhjet nuk do shqetësonte askënd. Çdo ditë vidhemi në mënyrë permanente dhe askush nuk flet, as ndërkombëtarët nuk flasin. Çdo ndërkombëtar që vjen në këtë vend duhet të respektojë vendin nga vjen por mbi të gjitha duhet të respektojnë vendin ku shërbejnë. Është 22 gusht, jemi këtu në protestë dhe të jeni të bindur kur qytetarët kanë dalë në korrik dhe gusht, në shtator, tetor e nëntor qytetarët do t’i ngrijnë temperaturat”, tha Belo.


Pas çdo proteste para bashkisë, Belo Ezmeri shfaqet në pushime luksoze në Palasë.

Pushimet luksoze, udhëtimet dhe shpenzimet e Beli Ezmerit, në një kohë kur ka më shumë se një vit që nuk merr rrogë, konfirmojnë dyshimet se protestat para bashkisë mund tê sponsorizohen edhe nga një degë e qeverisë, e cila shumë shpjet do të ekspozohet dhe goditet nga SPAK.

Kështu që edhe fati i protestës së Belos do të varet nga fati i segmentit qeveritar, por edhe nga urdhëri i Familjes Berisha, e cila ka nën hyqëm Belon./Prapaskena

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may also like...