Dje, Jamarbër Malltezi, dhëndri “ekologjik” i ish-kryeministrit, u lirua nga paraburgimi me garanci pasurore. Një lajm që ngjalli jo pak habi, por edhe dyshime. A thua vallë kjo garanci është paguar nga “Taksa Patriotike” e Fatmir Bektashit? Pyesim ne, se na duket pak e çuditshme kjo histori.
Ta shpjegojmë pak më thjesht: Fatmir Bektashi, dikur i detyruar të “lubrifikonte” dhëndrin ekologjik, tani del sërish në skenë. Mos vallë kjo garanci pasurore është një lloj “shpagimi” për ndërhyrjet e dikurshme te vjehrri, kur ky ishte kryeministër? Imagjinoni pak: Bektashi, me një dorë në xhep, nxjerr ato para, që kush e di nga i ka marrë, dhe i jep dorën e ndihmës Malltezit. S’do çuditeshim nëse diku, dikush, shikon ndonjë llogari bankare të fryrë papritur, ndoshta me paratë e “patriotizmit” .
Dhe kur jemi te paratë, familja Berisha, Malltezi, e gjithë “oborri” i tyre, si i justifikojnë vallë pronat nëpër Europë? Kanë vila e apartamente, sikur të ishin mbretër spanjollë. Ti thua, kanë gjetur ndonjë thesar të fshehur, apo janë thjesht “investitorë” gjenialë? Ndoshta kanë ndonjë “hobi” që nuk e dimë, si p.sh. riciklimi i “patriotizmit” në prona luksoze.
Populli po pret përgjigje, por si zakonisht, do marrim ndonjë deklaratë pompoze për “luftën kundër korrupsionit” dhe “drejtësinë e pavarur”. Ose na tregoni me fakte, ose ne do vazhdojmë të bëjmë MEME me këto histori që shpifin nga vetvetja.
P.S. Mos harroni, drejtësia është e verbër, por ne kemi sy dhe veshë. A do ta zbulojë ndonjëherë SPAKU se sa “patriotike” ishte dalja nga burgu?