Ja pse bëri rezistencë Ajola Xoxa grupit të BKH

Leksioni ku zonjusha Xoxa kishte munguar

Sot zonja Xoxa bëri rezistencë për më shumë se 1 orë përpara se të bindej që nuk ishte e mundur, që zyrtarëve të BKH-së të pajisur me vendim gjykate, t’u ndalonte hyrjen në banesë për ekzekutimin e Kontrollit.

Juriste Ajola, me siguri kishte pasur sfilatë mode në Paris, ndaj ka munguar te leksioni që shpjegon ekzekutimin e urdhrit gjyqësor për kontroll personal dhe banese.

Sot atë leksion e mori “live” dhe nuk besohet se do ta harrojë më.

“Juristja” Xoxa ka frekuentuar për vetëm 2 vjet Universitetin e Sorbonës, për t’u kthyer më pas në Tiranë ku u përfshi në aktivitetet e Lëvizjes “MJAFT”.

Në krah të Erion Veliajt, me nuhatjen e së ardhmes në pushtet, zonjusha Xoxa filloi daljet në publik dhe promovimin nga kolltuku i studios së gazetarit Fevziu në “TV Klan”.

Për të bindur gjithë komshinjtë që diploma e saj ishte gjë e kryer, hapi një studio konsulence, ku punësoi Klotilda Bushkën, e cila kishte kaluar nga një eksperiencë e shkurtër si përfaqësuese e PD në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve

Zyra e suksesshme ndiqte çdo konflikt prone në horizontin e së cilës dukej nevoja për leje ndërtimi.

Rrjeti i ndërtuesve u ngrit me kujdes dhe filloi të lulëzojë shpejt, pasi Erion Veliaj u zgjodh për herë të parë kryetar bashkie.

Edhe ndonjë ndërtues në konflikt publik me Ramën, siç ishte rasti i ndërtuesit që kishte privatizuar shkollën “Kosova”, u lidh ngushtë me Erion Veliajn.

Më pas, kur zërat për diplomën e munguar të zonjës Xoxa u shtuan, ajo braktisi vellon e juristes dhe u vesh me kostumin e kuratores së artit.

Një aktivitet që i siguroi jo pak fitime, jo vetëm asaj, por edhe dajës austriak dhe mamasë mësuese pianoje.

Zonja Xoxa përfitoi pa kursim edhe nga përdorimi pa pagesë i një vile në zonën më të shtrenjtë të Tiranës. “Qiraja” paguhej në natyrë me leje ndërtimi apo favore të tjera nga bashkëshorti Veliaj.

Kjo histori vazhdoi gjatë, aq gjatë saqë as SPAK-u nuk bënte dot sikur nuk e shihte.

Ndaj sot më në fund SPAK-u nisi me veprimet paraprake hetimore, pas hetimeve të deritanishme me mbledhjen e dokumentacionit në zyrat e regjistrimit të pasurive dhe banka

Jemi të sigurtë që nga sot zonja Xoxa do të fillojë të lexojë Kodin e Procedurës Penale shpesh e më shpesh. Herë për vete, herë për bashkëshortin./CNA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may also like...