“Harabeli” i Ajola Xoxës bohet Shqiponjë, kërcënon gazetarin Vincent Van Gervein Oei

Gazetari holandez, Vincent van Gervein Oei, i cili ka shkruar një sërë artikujsh mbi larjen e qarkullimin e parave të inceneratorëve dhe aferave të tjera të dyshimta të Bashkisë së Tiranës nëpërmjet artit në Shqipëri dhe ka ngritur dyshime mbi financimin e “Harabeli”-t të Ajola Xoxës është kërcënuar.

Siç raportoi CNA ditën e djeshme, kërcënimet gazetari i ka marrë nga Driant Zeneli, drejtori i “Harabeli”-t.

Fillimisht Zeneli e ka kërcënuar me mesazhe dhe më pas fizikisht.

Drejtori i “Harabeli”-t, së bashku me një tjetër krijuese servile të pushtetit, Adela Demetja, dhe dy sipërmarrës “të fortë” të ndërtimit, E. Gjebrea dhe R. Nika, ka shkuar të përballet fizikisht me Vincent van Gervein Oei në një aktivitet pranë Galerisë Zeta në Tiranë.

Zeneli e ka sulmuar me gjuhë agresive dhe pati tentativë dhune ndaj gazetarit. Situata u qetësua vetëm me ndërhyrjen e të pranishmëve në aktivitet, disa prej të cilëve kanë regjistruar sulmin me telefonat e tyre.

Gazetari holandez ka publikuar të gjitha mesazhet kërcënuese nga drejtori i “Harabeli”-t në rrjetet sociale. Gjithashtu, ai i ka dërguar një letër informimi e sensibilizimi organizatave ndërkombëtare dhe ambasadave në vend.

Vincent van Gervein Oei zhvilloi dje një takim me ambasadorin holandez në Tiranë, Reinout Vos. Ky i fundit ka dalë me një reagim publik, ku ka marrë në mbrojtje gazetarin.

“Diskutova për sigurinë e gazetarëve në Shqipëri me Dr. Vincent van Gerven Oei. Ai ndau shqetësimet e tij për lirinë e medias dhe lirinë e shprehjes, duke theksuar se shumë gazetarë përballen me intimidim, mungesë të sigurisë fizike dhe kërcënime. Siguria e gazetarëve dhe pavarësia e medias janë thelbësore për rrugën e Shqipërisë drejt BE-së”, shkruan ambasadori në një postim në rrjetet sociale.

Kujtojmë se Vincent van Gerven Oei është autor i artikullit “Si pastrohen paratë përmes artit dhe koncesioneve të menaxhimit të mbetjeve?!”, të publikuar edhe në CNA.

Ai ka ngritur dyshime mbi financimin e “Harabeli”-t dhe për ambjentet që organizata shfrytëzon pa qira në mes të ish-Bllokut, një ndër zonave më të shtrenjta në Tiranë./ CNA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may also like...