Gelardina Prodani duke shplarë lekët përpara se ta thërrasin te vëndi

Dy javë pas marrjes së detyrës, Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vëngu, me Urdhër Nr. 1347, datë 14.8.2024, ka shkarkuar nga detyra dhe ka larguar nga ministria, Sekretaren e Përgjithshme Gelardina Prodani, simbolin e korrupsionit dhe vjedhjeve në qeverinë “Rilindja”.

Ministri Vëngu nuk kishte këllqe të shkarkonte Geraldinën, që ishte ministrja faktike e mbrojtjes, por shkarkimin e saj e ka urdhëruar kryeministri Edi Rama, i cili e ka të preferuar dhe e lejoi të firmoste pazare e nuk prekej nga drejtësia.

Por shkarkimi i sekretares Gelardina Prodani, ka qenë i detyruar për Edi Ramën, ngaqë ajo është marrë nën hetim nga SPAK, për koncesionin e sterilizimit të pajisjeve mjekësore, e implikuar kur ishte Sekretare e Përgjithshme në Ministrinë e Shëndetësisë.

Sepse bashkë me ish-ministren Ogerta Manastirliu, më 15 janar 2020 ndryshuan koston financiare të koncesionit të sterlizimit, duke i shtuar fiktivisht 45 milionë Euro mbi vlerën e kontratës; ndërsa nëpërmjet uljes së numrit të seteve kirurgjikalë, i rritën fitimin me 25 milionë Euro, që në total është 70 milionë Euro vjedhje nga buxheti i shtetit.

Emri i Geraldina Prodanit, ka dalë dhe në hetimet e SPAK për pronat e ushtrisë, gjatë detyrës Sekretare e Përgjithshme e Ministrisë së Mbrojtjes, por dhe në 98 milionë Euro tenderë të kësaj ministrie, që i ka sajuar, hartuar, firmosur e drejtuar ajo.

Tenderi 100% vjedhje, është ai për gjoja marrjen e dy avionëve privatë nga Gjermania, me qira 4 milionë Euro për shuarjen e zjarreve në Vlorë, të cilët nuk erdhën asnjë orë në Shqipëri, ndërsa pagesa iu dha paradhënie me urdhër të saj.

Emri i Gerladina Prodanit, ka dalë dhe në aferat e koncesioneve të 3 landfilleve, kur ajo ishte Sekretare e Përgjithshme e Ministrisë së Financave dhe firmosi të gjitha dokumentet, por dhe në koncesionet e kontratave “1 Euro” për pronat e ushtrisë dhe ish-ndërmarrjeve shtetërore.

Edhe ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha dhe Ministri i Financave, Petrit Malaj, shkarkuan sekretarët Besmir Beja e Risena Xhaja dhe ndryshuan stafet e kabineteve, por Sekretari i Ministrisë së Brendshme, me urdhër të Ëngjëll Agaçit, u transferua brenda ditës Sekretar i Përgjithshëm te Ministria e Financave.

E vetmja gjë që mbetet për t’u bërë, është që SPAK të procedojë penalisht e të marrë të pandehur Geraldina Prodanin; e cila prej 13 vitesh pushtet të PS, ka qenë Sekretare e Përgjithshme me fuqi ministre “de facto” te financat, shëndetësia e mbrojtja ku janë bërë vjedhje e abuzime të shumta.

Por dhe t’i hetojë, pasuritë e shumta që ka në Tiranë, Durrës, Korçë, Shëngjin, Lalz e sidomos në bregdetin jugor, ku ka troje, vila, apartamente, PUB, hotele e restorante, të siguruar nga pazaret me pasuritë e fondet publike gjatë detyrave që kishte deri para 1 jave./Pamfleti

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may also like...