Frida Krifca, Erinda Lutaj dhe Orgest Birçaj diplomohen te akademia e barinjve për mbarështimin e parave të pista nga Spanja në Dubai


‘SIN Eat Drink Dance’, strofulla e krimit dhe e lidhjeve politikë-oligarki!

Lokali tashmë i njohur i sherrit në Palasë është pronë e Erinda Lutaj dhe bashkëshortit të saj trafikant Orgest Birçaj, të cilët do të ndërtojnë kullën 39 kate “Bound Tower” në Laprakë. Erinda Lutaj është e afërmja e bashkëshortit të ish-ministres së Bujqësisë Frida Krifca.

Erinda Lutaj në bashkëpunim me ish-ministren siguron lejen e ndërtimit, ndërsa bashkëshorti Erindës, Orgest Birçaj pastron paratë e përfituara nga trafiku i drogës në Spanjë dhe Dubai.

Dyshimet janë që disa kate do të ndërtohen me paratë e korrupsionit të AZHBR, ku do të pastrohen dhe shumë fishohen

Skema pastrimit fillon me agjensine Top Seven, ku u pastruan milionat e para, pastrimi më i madh do të vijojë me Top Seven Construction, me ndërtimin e kullës “Bound Tower”

Pasiguria në Shqipëri sa vjen dhe rritet. Përveç atentateve dhe vrasjeve “pse më sheh”, duket se tani vende të rrezikshme janë kthyer dhe baret, restorantet apo clube-t. Janë jo të pakta rastet ku kanë ndodhur sherre, plagosje dhe madje vrasje nëpër lokale dhe club-e, sidomos në Jug.

Rasti më skandaloz ishte padyshim ai në Palasë në fund të javës që lamë pas, ku një biznesmen u dhunua në mënyrë barbare. Ngjarja ndodhi te “SIN Eat Drink Dance”, teksa me qindra qytetarë kishin paguar shuma të mëdha parash për të shijuar muzikën e këngëtarit, Konstandinos Argiros.

Por edhe pse bëhet fjalë për një biznes luksi, që ndodhet në një nga zonat më të shtrenjta të Jugut, situata precipitoi në një skenë të shëmtuar dhune. Persona me rekorde kriminale u turrën me shkelma e grushte, ndërkohë që truprojat bënin sehir. Pra pyetja që shtrohet është: Si ka mundësi që nuk u morën masa nga pronarët e lokalit për të parandaluar një sherr të tillë? Aty kishte edhe familjarë, kishte dhe femra, si mundet që të kërcasin shishet dhe karriget në mënyrë të atillë? Për të mos shkuar më pas te policia, e cila doli disa herë me deklarata shtypi, ku shpallte në kërkim njerëz vetëm pas denoncimeve në media.

Përgjigja e pyetjes më lart lidhet me ata që fshihen pas “SIN Eat Drink Dance”. Sipas burimeve të “Pamfletit”, pronarët realë të lokalit tashmë të njohur për sherre, janë ata që po ndërtojnë kullën 39 kate “Bound Tower” në Laprakë. Pra bëhet fjalë për familjen Lutaj, të afërmit e burrit të ish-ministres së Bujqësisë, Frida Krifca.

Ka dyshime, se kulla përveç klientëve të Bablokut, do të financohet e ndërtohet dhe me milionat që nusja e familjes “Lutaj”, ish-Drejtore e AZHBR dhe ish-ministre e Bujqësisë, Frida Krifca, zhduku nga fondet që BE dërgoi për fermerët dhe nga fondet shtetërore të bujqësisë. Nga ana tjetër duket se këto para kanë shkuar dhe për lokale në Jug.

Pra duket se ka një “aleancë të heshtur” mes pushtetit dhe krimit. Ata që dhunuan biznesmenin në Palasë janë të gjithë me rekorde kriminale. Janë ata që mbajnë në këmbë këtë qeveri. Dhe sigurisht që pronarët apo menaxherët e lokalit nuk kishin se si të ndërhynin. Përkundrazi ata u munduan t’i mbulonin.

Po ashtu këto grupe sjellin vërdallë dhe autoritetet. Njësoj si ngjarja e Pogradecit me vdekjen e Egli Progës, ku policia ndërroi disa herë versionin, ashtu ndodhi dhe me sherrin në Palasë. Dy emra u fshehën dhe u shpallën në kërkim vetëm pas denoncimit në media. Po ashtu, policia në një deklaratë shprehej se sherri kishte ndodhur më 25 gusht, te tjetra më 26 gusht.

Nëse nuk do ishin rrjetet sociale dhe mediat, kjo ngjarje as do merrej vesh fare. Pronarët e lokalit do ta kishin mbyllur sa më shpejt, me frikën se do u dëmtohej imazhi dhe do u bënin qokën “bosëve”, ndërsa autoritetet po ashtu as nuk do e merrnin mundimin të reagonin. /Pamfleti

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may also like...