“Forbes Global Properties”, shpëtimtarja e skemës së oligarkëve për plaçkitjen e Shqipërisë përmes “investimeve strategjike”

Forbes global properties

Forbes Global Properties” rrjeti ndërkombëtar prestigjioz i tregut të patundshmërive zbarkoi disa ditë më parë në Tiranë, për të prezantuar bashkëpunimin me investimet imobiliare në Shqipëri. Në skenë u shfaqën kryeministri Edi Rama, përfaqësuesit ligjorë të kompanisë Forbes Global Properties për Shqipërinë dhe CEO i kompanisë qendrore. Të ftuarit ishin disa sipërmarrës të nivelit të dytë, ndërsa “bossët” e vërtetë, si Samir Mane dhe Shefqet Kastrati, mungonin. Ata u përfaqësuan nga “ortaku” i tyre besnik, Edi Rama, familjarët e tyre dhe disa biznesmenë satelitë që rrotullohen rreth tyre si planetët rreth diellit.

Por, çfarë po ndodh pas perdes së këtij eventi luksoz? Ardhja e Forbes në Shqipëri nuk është gjë tjetër veçse maska e hajdutëve vendas, të cilët bashkë me Edi Ramën po e përdorin atë si “shpëtimtarin” e skemës së tyre për plaçkitjen e pasurisë publike përmes “investimeve strategjike”. Edi Rama, Samir Mane, Shefqet Kastrati dhe rrjeti i tyre i biznesmenëve satelitë kanë 12 vjet që plaçkisin pronat e shqiptarëve me çmimin simbolik 1 euro. Këta zotërinj, bashkë me opozitën e Sali Berishës dhe ish-biznesmenët e tyre, janë bërë ortakë në këtë grabitje masive.

Prej 30 vitesh, ata kanë vjedhur kromin, naftën dhe çdo pasuri nëntokësore të këtij vendi, pa kthyer asnjë qindarkë tek qytetarët. Bazat ushtarake dhe pronat shtetërore janë dhuruar me Vendim të KëshillitMinistrave, nën maskën e “zhvillimitzonës”, për të ndërtuar kullat dhe resortet e oligarkëve. Si të mos mjaftonte grabitja e pronës publike, me paratë e taksapaguesve, hapen tendera për të çuar rrugët, ujin dhe dritat te resortet e tyre private.

Të mos harrojmë këtu edhe bashkëpunimin me krimin e organizuar. Paratë e krimit pastrohen përmes këtyre ndërtimeve, përmes resorteve që shndërrojnë plazhet publikepronë private. Por, duket se krimi nuk po arrin t’i furnizojë mjaftueshëm me fonde “mendje ndriturit” të Shqipërisë. Kështu, futet në lojë një agjenci ndërkombëtare si Forbes, për të shitur pronat, me qëllim që lejet e ndërtimit të dhëna tashmë të mos mbeten në letër, por t’u japin frymëmarrje oligarkëve dhe shefit të tyre, Edi Ramës.

Ndoshta dikush do të pyesë, ku është problemi, investimet sjellin zhvillim?! Për një grup të vogël njerëzish të cilët kanë plaçkitur pothuajse gjithçka në këtë vend po, ndërsa për shumicën që nuk ka as bazën minimale jetike, nuk ka shërbim në arsim dhe shëndetësi, për shtresat vulnerabël, jetimët dhe pensionistët e pambrojtur sjell mjerim dhe u bën jetën të pamundur.

Nëse të huajt do të vijnë të blejnë pronat në Shqipëri do të kemi një rritje të mëtejshme të çmimevepronavepatundshme për shkak edhe të fuqisë së tyre blerëse më të madhe, duke e bërë të pamundur për një familje shqiptare blerjen e një apartamenti. Ndërsa oligarkët me në krye Edi Ramën po na shesin si progres skemën e plaçkitjes, populli duhet të zgjohet dhe të marrë në dorë frenat e qeverisjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may also like...