Feruz Basho, nga polic pyjesh te landfilli i Delvinës, historia e një matrapazi politik që sfidon drejtësinë

feruz basho

Duke përdorur paratë e korrupsionit, Basho u shfaq si “politikan i ri” dhe arriti të zgjidhej kryetar partie lokale në Sarandë, duke lidhur fijet me qendrën politike. Ky ishte vetëm hapi i parë drejt kapjes së posteve publike që më pas i hapën rrugë abuzimeve shumë më të mëdha.

Feruz Basho është kthyer në një nga figurat më skandaloze të jugut, shembull tipik i asaj që njihet si kapja e shtetit nga korrupsioni dhe politika. Karriera e tij është një rrugëtim i qartë abuzimi: nga shkatërrimi i pyjeve, tek tenderat e dyshimtë dhe manipulimi i mbetjeve, gjithmonë i mbrojtur nga partia.

Fillimi i karrierës së tij lidhet me detyrën si polic pyjesh në Sarandë. Pikërisht aty, sipas denoncimeve të shumta, Feruz Basho ka abuzuar rëndë me detyrën duke lejuar prerjen masive të pyjeve dhe duke shitur në mënyrë të paligjshme lëndë drusore. Përfitimet financiare nga ky aktivitet u shndërruan në trampolinë për ambiciet e tij politike.

Duke përdorur paratë e korrupsionit, Basho u shfaq si “politikan i ri” dhe arriti të zgjidhej kryetar partie lokale në Sarandë, duke lidhur fijet me qendrën politike. Ky ishte vetëm hapi i parë drejt kapjes së posteve publike që më pas i hapën rrugë abuzimeve shumë më të mëdha.

Nga politika lokale, Feruz Basho u katapultua në postin e drejtorit të hidrocentralit të Bistricës, një pasuri strategjike për energjinë në jug të vendit. Në këtë pozicion, ai ka zhvilluar një seri tenderash të dyshimtë, duke favorizuar kompani të lidhura me pushtetin dhe duke kanalizuar fondet publike drejt interesave private. Burime të ndryshme flasin për kontrata të fryra, kosto të manipuluara dhe procedura pa transparencë.

Pas Bistricës, Feruz Basho nuk u ndal. Ai u emërua administrator i landfillit të Delvinës, një tjetër post që i jep mundësi të pafundme abuzimi. Denoncimet nga subjekte private flasin për një skemë të qartë manipulimi të peshës së mbetjeve të grumbulluara. Çdo ton plehrash, në dokumenta shënohet më shumë se realiteti, dhe diferenca përkthehet në fitim personal dhe rryshfete për mbajtjen e karriges.

Ky është një korrupsion i heshtur, i përditshëm, që prek financat lokale, taksat e qytetarëve dhe rrit kostot e shërbimit të pastrimit.

Skandali kulmon me faktin se Feruz Basho vijon të mbajë detyrën e administratorit edhe pse ka mbi dy vite që ka mbushur moshën e pensionit. Ligji thotë qartë se në raste të tilla, funksionari duhet të largohet nga detyra. Por jo kur bëhet fjalë për matrapazë të mbrojtur nga partia. Përkundrazi, pushteti e mban end/e në detyrë, duke i garantuar vazhdimësinë e skemave abuzive.

Në çdo vend normal, një figurë si Feruz Basho do të ishte jo vetëm i shkarkuar, por edhe i hetuar nga prokuroria dhe SPAK. Tenderat e Bistricës, abuzimet me pyjet, manipulimi i peshës së mbetjeve në landfill dhe pasuria e dyshimtë që ai ka grumbulluar, janë arsye të mjaftueshme për një dosje penale voluminoze.

Por në Shqipëri, ku politika mbron korrupsionin dhe e shpërblen atë me poste, Feruz Basho vazhdon të mbetet i paprekshëm.

Kërkohet hetim urgjent nga SPAK dhe institucionet ligjzbatuese për tenderat e Bistricës, abuzimet me landfillin e Delvinës dhe pasurinë e Feruz Bashos.

SPAK mesa duket nuk heton pa urdhër partie, pasi skandale si rasti i Feruz Bashos, që nga abuzimet me pyjet, tenderat e Bistricës dhe manipulimet në landfillin e Delvinës, vazhdojnë të mbeten të pandëshkuara, ndërsa një person që ka kaluar moshën e pensionit vijon të mbahet në detyrë vetëm falë mbrojtjes politike.

Duhet të verifikohet ligjshmëria e qëndrimit të Feruz Bashos në detyrë, përtej moshës së pensionit, si dhe të bëhet transparente se kush është personi që e favorizon, por mesa duket edhe këtë nuk ka kush ta hetojë, pasi ai mbrohet nga mbesa e tij, prokurorja Esmeranda Basho.

Pa hetim dhe ndëshkim të figurave si Feruz Basho, drejtësia në Shqipëri do të mbetet selektive, e përdorur vetëm kundër të dobtëve, ndërsa të korruptuarit do të vazhdojnë të qeverisin mbi kurrizin e qytetarëve.

Në vijim do të shkruajmë se si Feruz Basho, me një rrogë shtetërore dhe burime të dyshimta, ka arritur të blejë e të krijojë një pasuri marramendëse prej 10 apartamentesh në qytetin e Sarandës, pasuri që ngre pikëpyetje të mëdha mbi ligjshmërinë dhe burimin e saj real.

Në vijim do të publikojmë me fakte dhe prova se si Feruz Basho mbifaturon në mënyrë të qëllimshme landfillin e Delvinës, duke manipuluar peshën e mbetjeve për të përfituar financiarisht, si dhe çfarë tenderash korruptivë ka zhvilluar gjatë drejtimit të tij, duke dëmtuar buxhetin publik dhe interesin e qytetarëve./In-Front.org

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may also like...