Erion Veliaj ia hedh byçës prap, Mreti i vendos dy nëpërkat nga pas

Kryeministri Edi Rama ka tribular Erion Veliajn, kryebashkiakun dhe drejtuesin politik të PS-së për qarkun e Tiranës.

Gjatë Asamblesë, Rama tha se në Tiranë do të vendosë 3 drejtues politikë, Erion Veliajn, Elisa Spiropalin dhe Ogerta Manastirliun.

Kjo lëvizje e kreut të qeverisë bëhet për herë të parë. Tirana do të jetë i vetmi qark me 3 drejtues.

Rama duket se nuk e beson më Veliajn, ndaj i ka vendosur Spiropalin dhe Manastirliun për kontroll dhe më shumë rezultate.

Prej kohësh Rama ka injoruar Veliajn, kreun e organizatës së hajdutëve, pas aferave të njëpasnjëshme në bashki.

Veliajt i kanë rënë në burg shumica e drejtorëve për aferën e inceneratorëve, dosjen “5D”, ndërkohë që në SPAK janë dërguar 8 kallëzime për të.

Aferat dhe korrupsioni në bashki kanë krisur marrëdhëniet e kreut të qeverisë me Veliajn. Vendosja e 3 drejtuesve politikë në Tiranë duket si një ndëshkim për Veliajn dhe tregon mosbesimin e kryeministrit për t’i lënë dorë të lirë./ CNA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may also like...