Erion Veliaj dhe Eco Tirana/Ndragheta, vjedhin me stil kanguri

Plehrat jane kryefjala e lajmeve dhe
denoncimeve në javët e fundit. Tirana është mbuluar më shumë se kurrë nga
mbeturinat dhe të gjithë po shohin në
çdo cep të kryeqytetit se Erion Veliaj po
rri duarkryq përballë plehrave që po ja
nxijnë fytyrën kryeqytetit.

Veliaj po vijon konsumimin e mandatit të tretë në krye të Bashkisë së Tiranës dhe një nga shërbimet kryesore është
pastrimi i kryeqytetit, shërbim për të cilin është mburrur dy mandatet e para.

Në mes të mandatit të tretë, befas, Lali Eri, ka vendosur të plehëroje kryeqytetin.
Mediat po denoncojnë se Veliaj nuk po e pastron Tiranën, ndërkohë qytetarët
ankohen për shpërdorimin e taksave të tyre. Opozita vazhdon të denoncojë me zë dhe figurë situatën e plehrave, aferat e inceneratorëve dhe lidhjet e pushtetit
me Ndraghetën, mafian Italiane.

Në të vërtetë pse është kjo gjëndje
katastrofike në Tiranë? Pse nuk merr masa Erion Veliaj që Tirana të jetë
minimalisht siç ka qenë përpara se të
ishte Ndragheta filtri kryesor i trajtimit të
mbetjeve urbane?

Së pari Veliaj nuk i intereson imazhi i tij,
pasi më mirë për të është që të gjithë
të flasin për mbetjet në rrugë se sa per
vjedhjet e grupit të strukturuar kriminal
në Bashkinë e Tiranës.


Por, arsyeja e vërtetë që Tirana eshtë
kthyer në një landfill është abuzimi me
paratë e taksapaguesve shqiptarë.
Shumë shpejt shqiptarët nuk do të paguajnë më 1.5 milion euro në muaj, por 3-4 milion euro në muaj, me
argumentimin që në Tiranën e vitit 2024
janë shtuar mbetjet dhe duhen më tepër para për menaxhimin e tyre.
Nëse sot paguhet 1.5 milione euro në
muaj për pastrimin e Tiranës, duke
plehëruar kryeqytetin, ky plehërim do të përdoret si argument për të dyfishuar
pagesën për Eco Tiranën për shërbimin
e pastrimit.

Siç duket, babëzia e Ndraghetës dhe e
Veliajt kalon caqet e imagjinatës./Oranews.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may also like...