Sipas Gjykatës së Tiranës, më 13 shkurt 2025 janë divorcuar Blendi Klosi e bashkëshortja Nora Gega, duke përdorur si shkak përfshirjen e Klosit në bixhoz. Shkaku i ndarjes për gjoja bixhozin, është përdorur si alibi nga të dy, sepse Blendi Klosi ka 12 vite që luan intensivisht bixhoz nëpër kazino me milionat që i japin biznesmenët, kontrabandistët e trafikantët dhe me lista borxhesh, ndërsa nga financat e familjes nuk ka prekur asnjë qindarkë.
Divorci paqësor me akt-noterial e duke shkuar ‘dorë për dore’ para gjyqtarit Artan Çupi, thuhet se është skenar i çiftit për të shpëtuar pasuritë nga sekuestro, në rast të ndonjë hetimi të përfolur, për aferat që ka firmosur ish-ministri Blendi Klosi, nëpërmjet të cilave ka fituar pasuri të shumta.
Një nga provat që duhet të hetojë SPAK është Vendimi nr. 54, datë 27 nëntor 2018, për lejen mjedisore false të incineratorit të Tiranës, pas të cilës, Blendi Klosi, si “me shkop magjik” ka marrë 1 vilë në kompleksin “Green Coast” në Palasë e një vilë 368 m2 te “Park Gate” në Tiranë.
Këto dy pasuri, Blendi Klosi i ka fshehur në emrin D. G.,, por ka fshehur shumë pasuri të tjera në emrin kunatit Erdit Ndue Gega, vëllai i bashkëshortes Nora Gega, i cili zotëron biznese e pasuri të vëna pas përfshirjes së kunatit në qeverinë “Rilindja”. (Gega njihet si një prej bosave të mashtrimit me call centra në Tiranë).
Sipas raportit që BKH ka marrë në Kadastër e Qendrën Kombëtare të Biznesit, kunati Erdit Gega i Blendi Klosit, ka 7 troje e toka me sipërfaqe 26 mijë m2, ka hotele, restorante e lokale në Palasë, Sarandë, Vlorë, Lalz, Durrës e Tiranë.
Kunati Erdit Gega, zotëron një pasuri te kompleksi “Green Coast” në Palasë, të kthyer në biznes hotelerie, bar, restorant e ambjent të hapur argëtimi, të quajtur “Whisky at Green Coast”, me vend-ndodhje buzë detit, në vijën e dytë të kompleksit “Green Coast” i emërtuar “Nukli 192”, pranë vilës së Blendi Klosit, të cilën e ka fshehur në emër të Dritan Shakohoxhës.
Ky biznes i hapur më 28 janar 2022, nuk paguan tatim dhe nuk paraqet bilance, sepse tatimet e trajtojnë kompleksin “Whisky at Green Coast” në Palasë, si adresë dytësore të lokalit “Wisky Bar Event-Tiranë”, një tjetër pasuri që Blendi Klosi e ka fshehur në emër të kunatit.
Pas emërimit ministër të Blendi Klosit, kunati Erdit Gega ka hapur biznese me vlerë miliona Euro, si “Roxy Bar Evente” më 22 nëntor 2016, “Planet Bar” më 23 janar 2018 dhe “Wisky Bar Event” më 28 janar 2022 në zonën e ish-Bllokut në Tiranë.
Ka krijuar kompaninë “Agromimo” më 25 prill 2016, me objekt fermë e qendër prodhimi, grumbullimi e përpunimi të produkteve bujqësore- blegtorale në Lezhë dhe firmat “DG Sh.p.k” më 9 shtator 2020 e “LEDOR-DO” më 11 gusht 2020, me objekt fabrika uji në Fier e Sarandë.
Ish-ministri Blendi Klosi dhe bashkëshortja e tij Nora Goga, kanë deklaruar vetëm 1 shtëpi 90 m2 të përfituar nga privatizimi i banesave në vitin 1992 dhe asnjë pasuri tjetër.
Ndërsa kunati ka shumë pasuri e financime miliona Euro për blerje objektesh e biznesesh, për të cilat nuk ka deklaruar bilance në tatime, mes tyre 8 apartamente në Tiranë, Vlorë, Sarandë e Lalz.
Thuhet, se këto janë të Blendi Klosit, por edhe nëse janë të kunatit të tij Erdit Gega; SPAK duhet të hetojë se ku i gjeti 1.3 milionë Euro, vetëm për blerjen dhe kthimin në biznes hotel-bar-restorant e ambjent argëtimi “Wisky at Green Coast” te komplski “Green Coast” në Palasë./Pamfleti