Elvana Gjata vazhdon të mbajë gjallë tradicionalen përmes zërit të saj. Duke kombinuar pop-in modern me elementë tradicionalë shqiptarë, siç ka bërë edhe në të kaluarën, ajo ka sjellë krijimin e saj më të ri “Lumja Toka”. Gjithashtu, ka zëra se Elvana po punon për projekte të reja dhe potencialisht për një album i ri.
Më herët Elvana Gjata ka ndezur skenën e Festivalit të Këngës në RTSH, me pjesëmarrjen e saj në dhjetor të vitit 2024, ku ajo konkuroi për të përfaqësuar Shqipërinë në Eurovision 2025. Kjo këngë me një performancë të fuqishme dhe energjike dhe me një stil që reflekton dominimin e saj skenik dëshmon edhe një herë lidhjen e saj të fortë me tabanin shqiptar.
Me karizmën dhe talentin e saj, pritet që Elvana të zgjerojë praninë e saj globale, ndoshta me më shumë bashkëpunime ndërkombëtare dhe performanca në skena të mëdha.
Elvana Gjata u konfirmua si pjesëmarrëse në *PrePartyES 2025 në Madrid, duke treguar angazhimin e saj në skenën ndërkombëtare të Eurovision.