Rama flet për “Shqipërinë Turistike”, por harron se turistët duan shpirtin e vendit, jo betonin e oligarkëve

edi rama ne theth

Shqipërinë e Edi Ramës, bizneset e vogla po shuhen si qirinj, ndërsa oligarkët lulëzojnë si lubi. Turizmi rritet, pohojnë të dhënat qeveritare, por 8 nga 12 qarqe raportojnë rënie të bizneseve të vogla. Pse? Taksa të larta dhe konkurrencë e pandershme, thonë zërat e lodhur të sipërmarrësve.

Ndërkohë, Rama u jep ultimatum lokaleve për të “çliruartrotuaret, se gjoja Parisi nuk i uzurpon ato! Po, tamam, Parisi i Ramës është Shqipëria, ku oligarkët ndërtojnë kulla, ndërsa kafenexhiu i lagjes i numëron karriget për t’i shpëtuar fadromës.

Theth, ku turizmilulëzon”, fadromat e Ramëspastrojnë plagën” e ndërtimeve pa leje, por harrojnë të pyesin banorët që mbajnë shpirtin e atij fshati.

Prokuroria? Oh, ajo “heton” me shpejtësi breshke, sidomos kur një oligark mund të jetë pas perdes.

Lejet e ndërtimit dhe tenderët janë si filma me regji të Ramës: një grup i vogël miqsh merr kontrata milionëshe, ndërsa bizneset e vogla mbyllen nga taksat dhe “barrikadat” e burokracisë. SPAK godet ndonjë peshk të vogël, por peshkaqenët e vërtetë notojnë të qetë.

Rama flet për “Shqipërinë Turistike”, por harron se turistët duan shpirtin e vendit, jo betonin e oligarkëve. Ndërsa bizneset e vogla vdesin, Edi ynë pikturon një tablo ku gjithçka shkëlqen… përveç xhepave të shqiptarëve të thjeshtë. Bravo, maestro!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may also like...