Edi Rama i tregon Belindës destinacionin e ri turistik: Pogradec – jo liqeni, burgu

Në një moment “motivues” tipik, kryeministri ynë i dashur i hodhi një sy zëvendëses së tij të preferuar Belinda Ballukut dhe me atë buzëqeshjen e famshme artistike i tha: “Shqetësohesh për hetimet e SPAK-ut? Mos u merzit, e ke vendin e rezervuar në burgun e Pogradecit – pamje nga liqeni, ajër i pastër, dhe kohë të mjaftueshme për të menduar mbi ‘projektet e mëdha infrastrukturore’!”

Belinda: “Po unë jam ministre e Energjisë dhe Infrastrukturës!” Edi: “Po saktë, tani do jesh ministre e… pushimeve të gjata me kushte minimale. Do ta quajmë ‘rehabilitim rural’!”

Sepse në Shqipërinë e 2026-ës, kur të bien maskat, disa shkojnë drejt Europës… ndërsa të tjerët drejt Pogradecit (burg edition).

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may also like...