RTSH – Departamenti i Lajmeve nën urdhrat e “Kapter” Pezës dhe diktatin e Arta Sakes, Këshilltares së Presidentit Begaj
Departamenti i Lajmeve dhe Tematikave në RTSH prej kohësh ka rënë në një nivel amatoresk të gazetarisë. Pas marrjes së drejtimit nga Alfred Peza, ky sektor është mbushur me individë të paaftë, të emëruar në pozita kyçe përmes lidhjeve personale dhe ryshfeteve. Shoferët e tij janë bërë drejtorë, sekretaret drejtoresha, sportelistët shefa, ndërsa instruktoret e palestrës janë emëruar drejtues. Disa prej tyre, sot milionerë, rezultojnë të përfshirë në afera të dyshimta.
Redaksia, e cila duhet të informojë publikun me profesionalizëm, është kthyer në një strukturë të paaftë dhe ne nje cet intrigantesh . Nëse viziton ambientet e saj, është e lehtë të vëresh që mbi 90% e gazetarëve nuk zotërojnë as shkrimin, as leximin profesional.
1. Mungesë formimi bazë: Gazetarët nuk arrijnë të artikulojnë qartë, duke treguar një diksion të dobët dhe mungesë trajnimi.
2. Gabime të shumta gjuhësore dhe përdorim i dialekteve: Lajmet nuk redaktohen me standardin e gjuhës letrare.
3. Paaftësi për ndërtimin e kronikave: Edhe drejtuesja e Departamentit të Lajmeve përdor dialektizma dhe ka vështirësi në leximin korrekt të lajmeve.
4. Spikerë dhe moderatorë të privilegjuar: Pavarësisht pagesës si pjesë e Departamentit të Lajmeve, nuk shfaqen asnjë ditë në redaksi. Kjo lejohet me miratimin e drejtoreshës dhe në krye të kësaj skeme qëndron Marjo Mehori, nipi i Alfred Pezës.
Mehori ka gjetur mbështetje të vazhdueshme nga Arta Sake, këshilltarja dhe zëdhënësja e Presidentit Begaj, e cila ndërhyn shpesh me telefonata urdhëruese në drejtim të RTSH për favore personale. Ajo kujdeset që Mehori të jetë pjesë e çdo delegacioni jashtë vendit, edhe pse ai nuk ka asnjë kontribut real në gazetari.
Një tjetër figurë problematike është Erjon Xhabafti, shefi i operatorëve, i cili mban njëkohësisht dy pozita – si përgjegjës dhe si kameraman – me mbështetjen e Arta Sakes. Gjatë ditës ai shpesh mungon në detyrë, por në udhëtime jashtë merr vendin e kolegëve përmes presioneve dhe shantazhit.
Xhabafti është akuzuar për kërcënime ndaj gazetarëve dhe operatorëve që kanë denoncuar skemat e drejtimit të Alfred Pezës. Ai dhe Peza janë të përfshirë në persekutimin e 5 gazetarëve të RTSH që guxuan të denonconin abuzimet. Xhabafti thuhet se ka përdorur pajisjet e RTSH për të ndihmuar një media konkurruese, dhe pritet të përballet me pasojat ligjore të kësaj skeme.
Ndërkohë, Marjo Mehori, i ardhur në RTSH përmes lidhjeve familjare me Alfred Pezën, ka përfituar në mënyrë të padrejtë paga dhe privilegje. Ai mban një rrogë të barabartë me katër punonjës të tjerë të RTSH, duke përfituar afro 1.9 milionë lekë në muaj, ndërsa qëndron vetëm 20 minuta në punë. Projekti që ai drejton ka një shikueshmëri thuajse zero.
Departamenti i Lajmeve në RTSH, nën drejtimin e Alfred Pezës dhe rrethit të tij të ngushtë, është kthyer në një “incenerator mediatik” – thjesht konsumon fonde publike, pa prodhuar asnjë vlerë për publikun.