Kuvendi vendosi për shkarkimin e anëtarëve Këshillit Drejtues të Radio Televizionit Shqiptar, pas konstatimit të shkeljeve të rënda të ligjit gjatë procedurës së zgjedhjes së Drejtorit të Përgjthshëm dhe pas dokumentimit të konfliktit të interesit për shumicën e tyre.
Brenda këtij organi drejtues të RTSH ishte ngritur një skemë e mirëfilltë korrupsioni, përmes të cilës anëtarët e këshllit gjeneronin të ardhura të kosiderueshme për veten dhe familjarët e tyre, në këmbim të votës së tyre.
Tentativa e tyre për të emëruar në mënyrë të paligjshme inxhinieren Aurora Polo, duke skualifikuar emra të njohur të medias nga gara për postin e Drejtorit të Përgjitshëm, alarmoi Komisionin e Medias.
Në dëgjesën e fundit të thirrur nga komisioni për anëtarët e këshillit, përpara vendimit për shkarkimin e tyre, u paraqiten vetëm Dionis Papadhimitri, Ardita Reçi dhe Engjëll Ndocaj dhe Leka Bungo si denoncues kryesor i këtij “Puçi” institucional.
Ndërkohë Milena Selimi, Edmond Tullumani, Albert Minga, dhe Ilir Keko, përmes një letre drejtuar Komisionit të Medias, ndërsa e konsiderojnë të paligjshëm shkarkimin e tyre, akuzojë Kryetarin e Këshillit Drejtues Leka Bungo se u ka ngritur kurth dhe i ka penguar në komunikimin e tyre institucional me Kuvendin. Duke mos patur guxim të përballeshin me “llumin” ku ishin zhytur ia hodhën me këtë leter të shkruar nga Aurora Polo dhe Ilir Keko.
Si për ironi të një mega skandali tjetër letra e firmosur nga katër qokaxhijtë e këshillit është shkruar nga asistentja e Aurora Polos, Kristjana Mici. Zonja elektriçiste që kishte kapur prej hunde anëtarët e këshillit u jep për të firmosur këshillit Letra për Kuvendin e Shqipërisë sikur të jenë qëndrimet e tyre. Nuk do jetë e largët dita që Aurora Polo të bëhet sinonim i Lul Bravës duke e kthyer atë institucion në një bunker.
Nga ana tjetër ka qenë vetë kryetari i Këshllit Leka Bungo që ka sinjalizuar në Kuvend paligjshmërinë e këtij organi drejtues të RTSH dhe ka kërkuar përmes një letre shkarkimin e tyre, duke argumentuar se i mungon fuqia për të ndalur komplotin e anëtarëve për të emëruar në kundërshtim të plotë me ligjin dhe statutin kandidatin më të dobët.
Duke marrë shkas nga skema korruptive e ngritur nga anëtarët e Këshillit Drejtues të RTSH po rendisim disa fakte të reja shqetësuese për tre prej tyre; Ilir Keko, Edmond Tullumani dhe Albert Minga.
Emisioni “BrezBallje”, i cili ka një audiencë pothuajse zero, është marrë si projekt nga Ilir Keko. Për të shmangur konfliktin e interesit, ai ka bashkëpunuar me dy punonjës, Lori Pepa dhe Ervin Lera, të cilët kanë qenë pjesë e stafit të ngushtë të Alfred Pezës. Nëpërmjet tyre, Ilir Keko përfiton çdo muaj shuma të konsiderueshme parash.
Në këtë skemë përfshihet edhe Elton Meta, dhëndri i Edmond Tullumanit, i emëruar si shef kabineti nga Aurora Polo. Elton Meta kishte për detyrë të sulmonte përmes mediave kandidatët për drejtor të përgjithshëm dhe të mbante kontakt të vazhdueshëm me Këshillin, në mënyrë që vota të shkonte vetëm për një kandidate, Aurora Polon.
Një tjetër rast i rëndë lidhet me Edmond Tullumanin, i cili ndodhet në një konflikt të hapur interesi. Bashkë me dhëndrin e tij, shefin e kabinetit në RTSH, ai organizoi një skemë mashtruese përmes një mbrëmjeje gala të titulluar “3 Tenorët”, e cila ka marrë vetëm 105 shikime në YouTube, por ka përfituar miliona lekë. Këto para u kanalizuan përmes një shoqate anonime, por në realitet përfunduan në xhepat e Edmond Tullumanit dhe Elton Metës.
Një tjetër anëtar i Këshillit Drejtues, Albert Minga, babai i Aulona Mingës, është gjithashtu përfitues i projekteve në RTSH, në një konflikt të pastër interesi. Po në të njëjtën mënyrë klienteliste edhe vajza “anonime” e Milena Selimit përfiton projekte në Radio Tiranën.
Kjo skemë korruptive me shkelje flagrante të ligjit do të jetë shumë shpejt çështje e prokurorisë dhe anëtarët e këshllit bashkë me drejtuesit e RTSH rrezikojnë ndjekjen penale./Memexhiu