Çim Fusha bën tallava me lekët e Dritan Agollit të FSHZH

Dritan Agolli i FSHZH i jep 60 milionë euro tendera, Çim Fusha i kthen nderin me tokë për vila

Ditën falet dhe lutet (ndoshta edhe për t’i shpëtuar SPAK-ut), ndërsa natën ndan paratë publike me një rreth të konsoliduar klientësh, me të cilin e lidhin shumë fije interesash me natyrë korruptive.

Bëhet fjalë për kreun e Fondit Shqiptar të Zhvillimit, Dritan Agolli, i cili perseptohet dhe përfytyrohet nga publiku si një nga mamuthët e korrupsionit dhe si një ishull pandëshkueshmërie.

Pasi u tërhoq nga afera korruptive për t’i dhënë 400 mijë euro kuzhinierit që punon te restoranti i të birit Flladi Agolli nga frika e SPAK-ut, Dritan Agolli vijon të bëjë ‘rrush e kumbulla’ paratë e FSHZH, duke hedhur miliona euro për restorante private, për ahengje dhe tallava, koshere druri dhe tendera me fitues të paracaktuar, fond limit gati sa oferta fituese, në disa raste me dokumente false dhe duke mashtruar me zbatimin e kontrata.

Dritan Agolli i ka dhënë kompanisë Fusha shpk të oligarkut Shkëlqim Fusha rreth 60 milionë euro tendera. Në këmbim, Fusha i ka dhënë Agollit një sipërfaqe toke pranë TEG për të ngritur një kompleks vilash, me një çmim simbolik.

Më konkretisht Shkëlqim Fusha ka një sipërfaqe toke te rrethrretullimi i TEG, buzë Unazës Lindore të Tiranës. Në një pjesë të tokës, Fusha ka ndërtuar një komples vilash, komplaks i njohur si “Sofia Hill Residence”. Pjesa e pa zënë e truallit u nda dhe u rrethua me murë.

Nga verifikimet rezulton se kjo pjesë trualli ka kaluar në emrin e drejtorit të Fondit Shqiptar të Zhvillimit, Dritan Agolli, i cili synon të ndërtojë disa vila.

Nga ana e tij, Agolli, për të evituar ekspozimin, e ka kaluar pronën në emrin e kartelit të kompanive që kontrollin bashkë me dalin dhe bashkëshorten.

I biri Flladi Agolli nga student në SHBA është shëndërruar brenda dy vitesh në biznesmen në Tiranë, duke u bërë pronar i tre kompanive me aktivitetit të dyshimtë, ARDEX, BEDOUIN dhe HMS, me objekt hapjen dhe menaxhimin e bar-kafeve, fast-food dhe restoranteve, manaxhim i ambjenteve publike dhe private, komplekseve turistike etj.

Një vit pasi Dritan Agolli u emëruar nga Edi Rama në krye të FSHZH, i biri Flladi Agolli (viti 2020) deklaron se gjyshi i ka dhuruar një shtëpi me sipërfaqe 155 m2.

Ndërkaq, Dritan Agolli ka shitur një apartament 360 mijë euro, të cilin më parë kishte deklaruar se e kishte blerë 11 milionë lekë ose 110 mijë euro. Me këtë lëvizje, Agolli ka blerë disa apartamente dhe garazhe.

Dritan Agolli është pronarë i kompanisë private MAGNUM OPUS GROUP, me objekt studime në nivelin strategjik, manaxherial dhe operacional, analiza, vrojtime, sondazhe, kërkime, vlerësime; Konsulencë, shërbime administrative etj. Kompania rezulton se ka marrë para publike.

Pas emërimit në krye të FSHZH, Dritan Agolli dyshohet se ka marrë para publike me anë të kësaj kompanie përmes nonkontraktimit me kompani që u ka dhënë tendera publikë./ PRAPASKENA.COM

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may also like...