Çeta e Hajdutëve me VKM-ra. Kastrati i bekuar nga mbreti


Shefqet Kastrati fut në dorë të gjitha pronat e ushtrisë me 1 euro, ndërhyn në SPAK për të shpëtuar Olta Xhaçkën

Oligarku Shefqet Kastrati, falë lidhjes korruptive me Edi Ramën, blerjes së Sali Berishës përmes Flamur Nokës, blerjes së Ilir Metës, mediave dhe prokurorëve, është kthyer në pronarin më i madh i Shqipërisë. Gjatë 11 viteve në pushtet, Babloku ka kaluar në duart oligarkëve rreth 1 milionë m2 prona të ushtrisë, ku përfshihen reparte, tunele, troje, gjire dhe zona të tjera ushtarake strategjike. Mbi 70 % të pronave të ushtrisë i ka marrë Çet Kastrati me firmën e Edi Ramës dhe ministrave të tij të Mbrojtjes, Bujqësisë dhe Ekonomisë. Pronat janë përfituar me mekanizimin korruptiv dhe klientelist 1 euro, për 20 vjet, si hap i parë për t’i hapur rrugën më pas privatizimit të plotë.

Pronat publike të ushtrisë janë ndarë mes Edi Ramës dhe Çet Kastratit në ballkonin e qofteve, për të cilin ka folur në media edhe Arben Ahmetaj, i cili është në dijeni të të gjitha pazareve dhe besohet se dëshmuar tek disa përfaqësues të CIA-s dhe FBI-së në Zvicër. Ahmetaj po përgatit një dosje për Edi Ramën, Çet Kastratin dhe Belinda Ballukun për vjedhjen e miliarda euro para dhe prona publike, pasi Çeti refuzon t’i japë aksionet Ahmetajt te kullat te Liqeni, në Aeroportin e Rinasit dhe te Benzi.

Me VKM nr. 514, datë 01.07.2020, Edi Rama i ka dhënë Çet Kastratit pasurinë shtetërore në Gjirin e Limionit Sarandë me sipërfaqe të përgjithshme 265.299,5 m2 për 20 vjet me 1 euro. Letrat i kanë bërë Olta Xhaçka, Bajram Begaj dhe Bardhyl Kollçaku. SPAK e ka sekustruar këtë pronë dhe vijon hetimet. Amerikanët janë në dijeni për ndërhyrjet korruptive të Çet Kastratit dhe Edi Ramës tek prokurori i çështjes në SPAK për të shpëtuar Olta Xhaçkën, e cila mund të flasë dhe t’i hedhë në erë. Deri më tani është arritur vetëm bllokimi i arrestimit të Olta Xhaçkës.

Me VKM nr. 508, datë 17.07.2019, Edi Rama i ka dhënë Çet Kastratit 353,686 m2 prona të ushtrisë. Pronat i janë dhënë kompanisë BLU-IMPERIAL, me pronar faktik Çeta Kastrati, po në letra del familajri i tij Haredin Kastrati. Vendimi përfshin “Ish-Grup Depot e Repartit Ushtarak nr.4025”, me sipërfaqe të përgjithshme 353 686 (treqind e pesëdhjetë e tre mijë e gjashtëqind e tetëdhjetë e gjashtë) m2, nga ku, sipërfaqe nën objekt 8 553.58 (tetë mijë e pesëqind e pesëdhjetë e tre pikë pesëdhjetë e tetë) m2, tunele (5 tunele), me sipërfaqe 3 434.6 (tre mijë e katërqind e tridhjetë e katër pikë gjashtë) m2, dhe sipërfaqe funksionale 341 697.82 (treqind e dyzet e një mijë e gjashtëqind e nëntëdhjetë e shtatë pikë tetëdhjetë e dy) m2, zk.3081, me vendndodhje në Qafëmollë, Dajt, Tiranë, në administrim të Ministrisë së Mbrojtjes, për një periudhë 20 (njëzet) vjet.

Me VKM Nr. 957, datë 01.07.2020, Edi Rama i ka dhënë Çet Kastratit pronat e ushtrisë në Sauk me sipërfaqe 136 mijë m2. Vendimi korruptiv përfshin ZK 3266 dhe në ZK 2954, prona nr. 184, me numër pasurie 287/1, me sipërfaqe totale 27 000 m2 , sipërfaqe ndërtimore 864.1 m2 , me emërtimin “Vendkomanda Qendrore”, prona nr. 186, me numër pasurie 283/24 dhe 133/328, me sipërfaqe totale 49 900.85 m2 , sipërfaqe ndërtimore 545 m2 , me emërtimin “Ish-reparti ushtarak nr. 3042, Qendër Stërvitore”, prona nr. 188, me numër pasurie 283/20, me sipërfaqe 25 881 m2 , sipërfaqe ndërtimore 303 m2 , me emërtimin “Bateri PZ” dhe prona nr. 1300, me numër pasurie 283/22, 133/326, me sipërfaqe 33 934.15 m2 , sipërfaqe ndërtimore 226 m2 , me emërtimin “Ish-reparti ushtarak nr. 3042, Qendër Stërvitore”, me sipërfaqe të përgjithshme 136 716 m2 truall, në përgjegjësi administrimi të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Ministrisë së Kulturës, për një periudhë 20 (njëzet) vjet.

Falë lidhjes korruptive me Edi Ramën, Kastrati ka kapur edhe tregun e karburanteve, kontrabndën e naftës nga Libia, tregun e fluturimeve, tarifën për Rrugën e Kombit, tenderat publikë të naftës, kontrollon vetë dhe përmes personave të tjerë lejet për kullat më të larta në Tiranë, portet turistike si dhe kontrollon fluksin më të madh të pastrimit të parave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may also like...