Një dialog mes Belinda Ballukut dhe Klevis Jahajt duke qarë hallet
Belinda: (Me një buzëqeshje të ëmbël, duke u afruar Klevisit me dorën shtrirë) Urime, Klevis! Urime për detyrën e re si deputet! Tani e ardhmja është më e qartë, apo jo?
Klevis: (Me një fytyrë të menduar, duke anuar pak kokën, si Spiderman i shqetësuar) Faleminderit, Bel , faleminderit. Por kam një merak… Të gjithë ato tendera që kam firmosur unë për oligarkët… kush do t’u dalë zot tani, në SPAK? Më duket se u bëra pak si meme me këtë kostum.
Belinda: (Qesh butësisht, duke vënë dorën mbi krahun e tij) Oh, Klevis, zemër! Ti e di që ty të kam për zemër. Unë nuk kam dhënë kurrë urdhër të të vjedhin vota gjatë numërimit. Ti vetëm vazhdo firmos, mos u shqetëso për asgjë. Edi Rama do ta shpërblejë besnikërinë tënde, si gjithmonë.
Klevis: (Ngjesh nofullat, duke rregulluar maskën e Spidermanit) Unë nuk kam frikë! Jam si Spiderman, i pathyeshëm, gati për çdo sfidë! Por…Se ky kostum është i kuq, por gjaku im është luftarak, dhe unë kam edhe rrjetë!