“Bajram Begaj: Mjeshtri i Pasurive Publike Ushtarake dhe Akrobati i Kushtetutës, i Paprekur nga Burgu i Shqipërisë ende”

bajram begaj

Presidenti Bajram Begaj duhet të ishte në burg, jo në zyrë/ Ka fshehur pasurinë dhe ka kryer deklarim të rremë, ja si bleu apartamentin 107 m² për vetëm 200.000 lekë

Po shpërthen zemërimi publikrrjete sociale ndaj Presidentit të Republikës, Bajram Begaj, pas publikimit të deklaratave të tij pasurore dhe lidhjeve të dyshuara me afera të pronave shtetërore. Qytetarë, analistë dhe figura publike po kërkojnë me ngulm shkarkimin e tij për konflikt interesi, dhe diskutimet bëhen sipas interesave politik.

Por askush nuk e ka parë të vërtetën. Përtej debatit moral e politik, faktet e paraqitura në dokumente zyrtare tregojnë se ndaj Begajt duhej të kishte nisur prej kohësh një hetim penal për fshehje pasurie, deklarim të rremë dhe ai duhet të ishte në burg dhe jo president.

Në formularin e dorëzuar pranë ILDKPI-së, Begaj deklaron se zotëron një apartamentTiranë me sipërfaqe 166 metra katrorë dhe garazh 30 metra katrorë, me vlerë 95.000 euro. Ai shpjegon se kjo pasuri është “porositur nga vëllai në vitin 2007” dhe më pas “është regjistruar në emrin tim”. Kjo fjali ngre dyshime serioze për mënyrën e regjistrimit të pasurisë dhe origjinën e fondeve, pasi ligji kërkon që çdo zyrtar publik të deklarojë burimin e saktë të pasurisë dhe të ardhurave që e justifikojnë atë. Rasti i Begajt duket tipik për një manovër formale për të kaluar një pasuri në emër të një zyrtari të lartë, duke fshehur pronarin e vërtetë dhe burimin real të parave.

Por kjo nuk është e vetmja pasuri problematike. Në një tjetër pjesë të deklaratës, Presidenti Begaj shënon se zotëron një apartament tjetër banimiTiranë, me sipërfaqe 107 metra katrorë, të cilin sipas tij prindërit e kanë blerë në vitin 1999 për 2.500.000 lekë. Megjithatë, në të njëjtin dokument, Begaj deklaron se këtë apartament “ma kanë shitur me një çmim simbolik prej 200.000 lekësh”. Ky detaj është provë e pastër krimi, pasi është e pamundur që një pasuri e tillë, e blerë me miliona lekë, të shitet për një shumë qesharake. Ky është një veprim që ngre dyshime për fshehjen e vlerës reale të pasurisë dhe mund të përbëjë deklarim të rremë sipas ligjit “Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa nëpunësve publikë”.

Për më tepër, Begaj ka qenë i përfshirë edhe në aferën e pronave të ushtrisë në zonën e LimionitSarandë, ku si ish-shef i Forcave të Armatosura ka miratuar kalimin e një pjese të konsiderueshme të tokave ushtarake në duart e oligarkëve të ndërtimit, duke e bërë ushtrinë palë të dobët në një skemë që për shumëkënd përbën abuzim të pastër me detyrën.

Në çdo vend normal të botës, një deklaratë pasurore me kontradikta të tilla do të ishte mjaftueshme për të nisur një hetim të menjëhershëm nga prokuroria. Por në Shqipëri, Begaj vijon të qëndrojë në zyrën e Presidentit të Republikës, i paprekur nga drejtësia, ndërsa qytetarët përballen çdo ditë me ndëshkime për shkelje shumë më të vogla.

Rasti i Bajram Begajt është shembulli më i qartë se si sistemi i drejtësisë në vend funksionon me dy standarde, i butë dhe i heshtur për zyrtarët e lartë, por i pamëshirshëm për qytetarët e zakonshëm. Dhe ndërsa institucionet mbyllin sytë, rrjetet sociale po shndërrohen në tribunën e vetme të llogaridhënies, ku qytetarët kërkojnë me zë të lartë jo vetëm shkarkimin e tij, por arrestimin e një Presidenti që, sipas tyre, e ka tradhtuar besimin publik dhe ligjin./Arben Llangozi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may also like...