Pas dorëheqjes së Alfred Pezës të gjithë menduan se ai u largua nga RTSH. Pëkundrazi, ai iku nga zyra, por jo nga institucioni. Peza hoqi pantallonat dhe veshi fustanin. Me largimin e tij nuk ndodhi asnjë ndryshim, veç emrit të drejtorit që nga Alfred u bë Aurora.
Në kohët e sotme klonimi mund të ndodh shumë lehtë, por ajo që bën diferencën mes njerëzve janë veprat dhe në këtë aspekt elektriçistja dhe kapterri nuk kanë asnjë ndryshim.
Aurora Polo ka bërë të njëjtën masakër si edhe Alfred Peza përsa i përket emerimeve dhe shkarkimeve të punonjësve të RTSH. Ndërsa kapterri pushoi nga puna më shumë se dyqind punonjës vetëm sepse kjo i jepte kënaqësi dhe e bënte të ndjehej madhështor, elektricistja ndoqi një plan më djallëzor.
Ajo premtoi se do të rikthente në vendet e tyre të larguarit dhe do largonte bashkëpunëtorët e Pezës në masakrën e madhe, por premtimet e saj i mori era.
- Bashkëpuntoren më të afërt të Pezës, drejtoreshën e Burimeve Njerëzore Anila Agalliu e shkarkoi nga detyra dhe e emeroi në një post më të rëndësishëm, në atë të drejtoreshës së Qendrave Vendore Radiotelivizive të Shqipërisë. Detyrën e re Agalliu e ushtron kryesisht me korrespodencë. Shamikuqja mbahet mend për përndjekjen që u bënte stafit për të kënaqur psiqikën e sëmurë të kapterrit.
- Në vend të Anila Agalliut emëroi Florida Tare, zevendësen e Agalliut, e cila duhet ta dijë më mirë se kushdo tjetër se një emërim pa garë është në kundërshtim me ligjin, por mesa duket kjo pjesë duket se nuk i intereson shumë. Florida Tare mbahet mend që dilte me bllok në dorë për të marrë mungesat e atyre që piketonte kapterri për të larguar.
- Ish shefen e kabinetit të Pezës Prishila Tafaj e shkarkoi nga detyra dhe e emëroi në kundërshtim me ligjin (pa garë) drejtoreshë të Departamentit të Promocionit dhe Shitjeve, prej të cilës përfiton edhe pagë më të lartë. Prishilën e zëvendësoi Elton Metaj, dhëndri i anëtarit të Këshillit Drejtues Edmond Tullumanit, i cili tashmë ushtron detyrën e shefit të kabinetit të Aurorës.
- Valbona Lilo, një nga ish financieret e sektorit të Buxhetit, e cila sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit i ka sjellë RTSH-së një dëm financiar mbi dymbedhjetë mijë euro dhe sipas raportit të këtij institucioni duhet të merrte masën e paralajmërmit për pushim nga puna me ndihmën e Aurorës i ngjiti shpejt shkallët e karrierës. Në kundërshtim me ligjin (pa garë), Aurora Polo e emëroi Valbona Lilon drejtoreshë të Departamentit më të rëndësishëm, në atë të Ekonomisë dhe Financave.
Dhe s’mund të ndodhte ndryshe, autorja e të gjitha këtyre emërimeve të paligjshme dhe pa garë, dëshiron të marrë përfundimisht karrigen e Drejtorit të Përgjithshëm të RTSH në të njëjtën formë të paligjshme dhe pa garë me konkurrentët që anëtarët e Këshillit Drejtues e ndihmuan ti skualifikojë lehtësisht.
Për më tepër …
“Elektriçistja” Aurora Polo ka qenë drejtoresha e ALBAFILM, ndërsa miku i saj i zemrës Ilir Keko ka qenë në bordin drejtues të ALBAFILM. Miqësia e tyre u bë më e zjarrtë kur së bashku tjetërsuan pronat e ALBAFILM në Kinostudio në favor të një oligarku mediatik, prona mbi të cilat po ndërton kulla.
Paratë e përfituara nga oligarku e ndihmuan zonjën Polo të përmirësojë imazhin e saj përmes ndërhyrjeve të kushtueshme estetike.
Pas largimit nga ALBAFILM, miku i saj i zemrës Ilir Keko nuk mund të qëndronte larg Aurora Polos. Ndërkohë oligarkut të medias i duhej punëtorja e devotshme si drejtuese e RTSH, për të tjetërsuar truallin e këtij institucioni në zemër të Tiranës dhe për ta përdorur për ndërtimin e kullave, siç bëri me truallin e ALBAFILM, si edhe për të garantuar vazhdimësinë e tjetërsimin e pronave të RTSH që morën nga kapterr Peza në nëntor të vitit 2023 me vendim të Këshillit Drejtues dhe të dirigjuar prej tij.
Me stil Kanguri, Ilir Keko bëri marrëveshje burrash me Alfred Pezën. Kapterri do emëronte mikeshën e zemrës Bora Xhanija drejtoreshë programacioni, ndërsa Ilir Keko do të emëronte mikeshën e zemrës Aurora Polo nëndrejtoreshë. As njëra as tjetra nuk plotësonin kriteret për këto detyra sepse nuk kishin ekperiencë pune në media.
Sigurisht që me pëlqimin e dy oligarkëve njëri në fushën e medias dhe tjetri në atë të peshkimit çdo pengesë u tejkalua me plane të mirëmenduara.
Pasi Aurora Polo u zgjodh zevëndës drejtoreshë, qëllimi final ishte emërimi i saj më krye të RTSH, për të bërë të mundur realizimin e planit të tjetërsimit të truallit të RTSH për oligarkët. Një marrëveshje e heshtur ishte arritur mes palëve të përfshira në këtë plan.
Qokat e Kapterrit nuk do prekeshin, sidomos mikeshat e zemrës të Harremit. Nuk do të prekeshin as tenderat e dhëna nga kapterri, të cilat i duhen për të paguar lekët që humb në bixhoz, sepse mund ta rrahin sërish fajdexhinjtë. Hallka e fundit e realizimit të planit janë anëtarët e Këshillit Drejtues, të cilët si “shushunjat” e gërryejnë RTSH prej vitesh.
Si pjesë të planit, oligarku i medias aktivizoi edhe një gjobaxhi të tijin personal, të cilit i ka “dhururar” frekuenca televizive për të hapur televizionin “Miu i Gjirizeve”. Ky i fundit përndjek Leka Bungon për të mos patur pengesa zonja Polo në procesin e kandidimit. Ndërkohë që mediat, politika dhe ndërkombëtarët kërkojnë transparence, TV “Miu i Gjirizeve” kërkon “kokën”e Leka Bugos sepse ka marr para për një skenar që ka shkruar në emisionin e fundvitit.
Kështu që filluan të jepen emisione me nxitim, projekte, punësime, honorare për “shushunjat” e Këshillit Drejtues, familjet, krushqitë, dashnoret dhe dashnorët e tyre dhe fëmijëve të tyre.
Pas planit të mirëmenduar Këshilli Drejtues pranoi të shkelë ligjin duke u bërë subjekt i hetimit nga SPAK.
Për të dytën herë kualifikuan “elektriçisten” Aurora Polo me zero ditë pune në media, si kandidate potenciale për të drejtuar RTSH.
Ilir Keko, Edmond Tullumani, Genc Përmeti, Milena Selimaj, Engjëll Ndocaj, Dionis Papadhimtri dhe Albert Minga janë 7 “shushunjat” që kanë votuar në mënyrë të paligjshme pro kandidaturë së Aurora Polos. Po cfarë morën ata në këmbim të shkeljes së ligjit?!
Këto janë disa nga qokat që përmenden deri tani, por ne po investigojmë për të tjera më të rënda.
Ilir Keko aksioner me Aurora Polon, i është premtuar projekti për realizimin e një dokumentari për babain e tij Endri Keko. Njihet ndryshe si “Kanguri Elektriçistes”. Kanë plaçkitur së bashku me Aurora Polon pronat e Albafilm për llogari të kullave të Oligarkut mediatik.
Edmond Tullumani, ka për dhëndër Elton Metaj, i cili është emëruar Shef i Kabinetit i Drejtorit. Metaj ka një të shkuar të dyshimtë në spiunazh dhe merret me punët e pista të Elektriçistes. Vajza e Edmond Tullumanit përfiton qoka si anëtare e jurisë në Festivalin e 63 ndërsa nusja e Edmond Tullumanit prej vitesh është paguar pa ardhur në punë.
Gëzim Podgoricën, anëtarin tjetër të këshillit e ka bërë pjesë të delegacionit të Festivalit Europian. Ka vite që paguhet me rrogë të majme në RTSH përveç pagës si anëtar këshilli në konflikt të hapur interesi.
Gëzimi do mbahet mend si shushunja që paratë e përfituara në mënyrë të paligjshme në RTSH dhe organizara të lidhura në RTSH i ka investuar në emër të djalit dhe vajzës pasi shquhet për frikë lepuri.
Milena Selimit i ka dhënë për vajzën projekt në Radio.
Zonja mbahet mend për daljet e panumërta në ekranin e RTSH që për pak do konkurojë Bora Zemanin me kohë televizive
Engjell Ndocajn e lejon të punojë privatisht në RTSH për të realizuar dokumentarë, e ka kthyer RTSH si pronë private. Ky shushunjë kokëzdrukth do mbahet mend për prishjen e lekëve të vjedhura në RTSH me “Buzat e masazheve” në Myslym Shyr
Dionis Papadhimitri, sipas raportit të fundit të Kontrollit të Lartë të Shtetit, duhet t’i kthejë shtetit 30 mijë euro, elektriçistja i ka shkelur syrin në këmbim të votës.
Albert Minga ka risjellë vajzën që të marr një pagë të kategorisë së lartë në Radio. Ky do mbahet mend për karrieren e vajzës së babait në RTSH
Të gjitha këto qoka në këmbim të votës pro, pavarësisht se nuk plotëson kriteret ligjore të përcaktuara qartë në Statutin e RTSH.
Meqenëse nuk plotëson kriteret, çdo anëtar i Këshillit që ka votuar Polon si kandidate potenciale për drejtuese të RTSH, kryen një vepër penale dhe rrezikon burgun./Memexhiu
Mos te harrojme Aiden, motren e shoqes ngushte, keshilltaren e trashe, monden kunate e shoqes, xhorin burrin e shoqes me tendera dhe vet shoqen e bemave te zjarrta nga blloku. Kto duan medalje me kta burra. Kkshu e duan