Sumçja i pushtetit mediatik, Aldor Nini

Limonçelo pasi përndoqi ish të fejuarat e tij nëpër portale anonime, mbyll portalet që publikojnë të vërteta duke i akuzuar për përndjekje.

Paguhet nga dhunues psiqik, për ti mbyllur derën e vetme të mbetur, të dhunuarve nga Kapterr Alfred Peza 

Në vijim lajmi CNA ku pëshkruhen veprat e Sumçes :

Faktet dhe të vërtetat janë të pandalshme, jemi sulmuar prej një bashkëpunëtori të medias të kapur dhe të korruptuar në Shqipëri.

Pasi nuk pranuam të ulim kokën sepse raportuam një lajm të vërtetë sepse shtetasi Aldor Nini kishte rrëmbyer vajzën e tij dhe nuk kishte pranuar ta dorëzonte te gjyshja e tij.

Aldor Nini rrëmben vajzën e mitur kundër vullnetit të nënës
Plasi një luftë e pashembullt ku në krye qëndronte Aldor Nini, nga pas media ortake e inceneratorëve, “Top Channel”, e Vjollca dhe Lori Hoxhës, partneret mediatike të Mirel Mërtirit dhe “grupit kriminal të inceneratorëve”, Irfan Hysenbelliut që s’paguan taksat, por sillet si pronar i Shqipërisë, Carlo Bollino që merr para nga plehrat për fushatë apo përfiton prona publike e koncesione nga qeveria, në fund bashkohet dhe ndonjë hajdut i LSI-së si Vojo Bregu që është kthyer në moralist mediash, në fakt vendin e ka te SPAK-u, por mendon se ka shpëtuar (për këtë ka kohë ende).

T’i kthehemi atij që i bashkon këto media pushteti të paguara nga paratë e aferës së inceneratorëve, qeveria, pushteti, plus dhe lëpirja që u jep para klientelizmi politik.

Ai që i bashkon quhet Aldor Nini. Ky mendon se duke qenë partner me median e kapur të Shqipërisë mund të ndalë fjalën e lirë. Por nuk ka aleat më të madh sesa e vërteta.

Një e nga një ne kemi thënë që Aldor Nini është arrestuar për përndjekjen e ish-të fejuarës së tij.

Arrestohet menaxheri i vipave
Aldor Nini është një njeri që gjykata e ka ndaluar t’i afrohet ish-bashkëshortes, pasi ajo e fundit ka urdhër-mbrojtjeje. Kemi thënë se është përndjekës dhe dhunues i fjalës së lirë. Këtë me fakte, jo me fjalë.

E vërteta është se Aldor Nini mund të mbyllë faqet në “YouTube”, në “Instagram” pa asnjë problem, pa asnjë paralajmërim.

Aldor Nini, përndjekësi i fjalës së lirë/ Faktet si abuzon

9 FAKTE/ Aldor Nini dhe “Acromax”, censurë dhe përndjekje e fjalës së lirë
Gjithçka e ka bërë në shkelje, sepse ne kemi pasur autorizim për disa nga mediat, për të përdorur segmente të caktuara për informacion, pra për të ilustruar informacionin.

Aldor Nini nuk i ka bërë këto raportime se mbron klientët e tij. Përkundrazi përdor dy standarde.

Raporton mediat që japin lajmet siç i do ai. Nini mbron në rrjetet sociale ato media që sulmojnë klientët e tij, që është edhe më skandaloze, kur Nini pranon të shantazhojnë klientët e tij, bën avokatin e atyre, që u vendosin gjoba klientëve të tij dhe këto janë fakte.

Aldor Nini i “Acromax”-it duhet të kuptojë se e vërteta të vret.

Aldor Nini, avokati i inceneratorëve në rrjetet sociale
Është e madhe sa një mal. Koha vonon, por nuk harron dhe askush nuk e mund dot të vërtetën dhe fjalën e lirë, si në rastet e mëparshme. Të gjithëve, thjesht dhe vetëm u janë rënduar akuzat.

Kështu ka për të ndodhur edhe me Aldor Ninin. Jo se ka hapur ndonjë betejë me ne, pasi ne si ai kemi parë shumë, bile kemi pasur kundërshtarë dinjitozë.

Janë nga këta minjtë e kanaleve, sociopatë apo të pakontrollueshëm në momentet e halucinacioneve të tyre nervore, apo të dikujt që ndoshta duhet të ishte kuruar me ilaçe për shëndetin mendor. Ne këta i vlerësojmë më pak se, ndoshta, një letër higjienike. Por këtu nuk hyjnë ata kundërshtarët tanë të mëdhenj.

Faktet skandaloze/ Ja disa nga rastet kur Aldor Nini dhe Acromax sulmojnë CNA padrejtësisht
Ndoshta te këta kërkon të futet Aldor Nini, ama e vërteta vonon, por nuk harron kurrë. Ndaj e vërteta të vret sepse të bën dhe kundërshtarë dinjitozë, të çon dhe në akuza më të rënda për shkak të betejës burrërore që do të bësh përballë dikujt, por mund të të katandisë edhe në letër higjienike.

Koha na ka treguar shumë të tillë, siç katandisin ata që bëjnë aleatë me gjobaxhinj, të dënuar me vendime gjykate, me media kriminale, me aleatët e grupeve kriminale dhe krimit të organizuar, edhe këto me vendime gjykatash.

Prandaj e vërteta gjithmonë të bën burrë dinjitoz dhe e vërteta të vret kur është e madhe sa një mal, por kur lufton me të vërtetën, mund të katandisesh dhe të vlesh më pak se një letër higjienike./ CNA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may also like...