Lali në pritje të kolegëve


I ndodhur në panik para hetimeve që po kryen SPAK-u ndaj tij për dosjet e nxehta, kryebashkiaku Erion Veliaj, drejtorët e të cilit janë pas hekurave pasi kanë abuzuar me tenderët, madje janë quajtur grup i strukturuar kriminal nga SPAK-u, nga halli ka filluar të përdorë si term fjalën “kolegë” për këdo.

Fillimisht e përdori këtë pasi dha llogari para SPAK-ut për 7 orë për aferën e inceneratorit të Tiranës.

Pasi kishte marrë 3 fletëthirrje nga prokurorët e SPAK-ut dhe rrezikonte që të shoqërohej me polici para autoriteteve, Veliaj bëri qesharakun, i nxirë, në panik nga hekurat i quajti “kolegë”, prokurorët dhe oficerët e BKH-së, duke tentuar të gënjejë opinionin publik se në ambientet e Prokurorisë kishte shkuar si bashkëpunëtor dhe jo si i thirrur nga organet e drejtësisë.


Kulmin e tij, Veliaj e arrin sot, kur krahas propagandës së tij, vijon të quajë sërish “kolegë” njerëzit e drejtësisë, por këtë herë nga halli dhe në panik, e sqaron se këtë term e përdor për këdo që punon për Republikën.


I “kallur” nga paniku, nga hetimet që po kryen SPAK-u për pasurinë e tij dhe dosjet në të cilat emri i tij është i përfshirë, Veliaj bëhet edhe më qesharak duke përdorur termin “kolegë” tashmë jo vetëm për prokurorët e për oficerët e BKH-së, por për këdo që i del përpara.

“Unë e di që prej rëndësisë që ka SPAK-u dhe GJKKO për rëndësinë që kanë institucionet e drejtësisë së re, gjithë vëmendja është aty, por ka institucione të drejtësisë që duhet të na japin mundësinë të bëjmë investimet.
Merren masa bllokimi nëpër shkolla, nëpër kopshte, nëpër çerdhe, në interes të privatit kundër publikut.


Apeli për sistemin e drejtësisë meqë gjithë vëmendja është te këto institucionet e reja janë dhe këto institucionet e vjetra dhe apeli për institucionet e vjetra është shikoni interesin publik. Privati i ka të gjitha mundësitë të blejë terrene sportive, të investojë.



Na duhet mbështetja e atyre që shumë veta më shpotisin kur unë i quaj ‘kolegë’, por unë quaj koleg çdo njeri që punon për Republikën. Koleg është ai që punon për Ministrinë e Arsimit edhe për shkollën 9-vjeçare dhe të mesme. Kolegë janë ata të njësive administrative, koleg është dhe zotëria që punon dhe i duhet që kur të tjerët janë me pushime ta kalojë gushtin këtu që të ndërtojë një terren sportiv por kolegë duhet të jenë dhe ata të drejtësisë në sensin që punojnë për Republikën dhe punojnë për një të mirë të përbashkët.


Për një shtëpi të përbashkët që quhet çerdhe, që quhet shkollë, që quhet kopsht, që quhet fushë sportive, na duhet që kolegët e të gjitha xhaketave qofshin me toga të zeza qofshin me fosforeshente të punojnë për një qëllim.
Ky është apeli që kam sot edhe për organet e drejtësisë të na ndihmojnë të urbanizojmë Tiranën dhe të shohin interesin publik para interesit privat”, ka thënë ndër të tjera, Veliaj, në daljen e tij publike.

Kujtojmë se Veliaj dhe familjarët e tij janë në hetim pasuror nga SPAK. Po ashtu SPAK ka thelluar hetimet për inceneratorin e Tiranës, ndërsa hetimet vijojnë edhe për dosjen 5D, për shembjen e Teatrit e shumë dosje të tjera të nxehta./ CNA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may also like...