Argita Malltezi, vajza e ish-Kryeministrit Sali Berisha, tha se nëse kandidon për deputete, do t’i nënshtrohet garës së primareve.
E ftuar në një emision televiziv, Argita Malltezi theksoi se nuk do të kandidonte në të njëjtën listë ku ndodhet emri i babait të saj, Sali Berisha.
“Unë do të kandidoj për deputete vetëm nëse ka një skenar për të ndaluar Sali Berishën që të kandidojë për deputet. Vetëm në këto kushte unë do të mendoj kandidimin, pasi nuk e kam si çështje primare.”/CNA