Alban Dudushi grabitje me Alfred Pezën në RTSH. Pagë më të lartë se Altin Dumani dhe Edi Rama

Pas ardhjes së Alfred Pezës në krye të RTSH-së, një nga veprimet e tij të para si drejtues ishte ndërhyrja në projektet, tenderimet, pasuritë dhe asetet e institucionit. Largimet masive nga puna dhe skandalet e shumta u bënë të zakonshme për këtë institucion.

Një nga përfituesit kryesorë të projekteve të Pezës ishte moderatori Alban Dudushi, i njohur për formatet e tij të kopjuara dhe për një karrierë mediokre në median shqiptare. Peza gjeti tek Dudushi personin e duhur për të përfituar financiarisht nga RTSH-ja, ndërsa ky i fundit u vetëofrua për një emision politik.

Më e rëndësishmja ishte që fondet e këtij projekti të menaxhoheshin nga Bora Xhania, një ish-titriste e RTSH-së, e cila më parë kishte punuar në portalin e Pezës, Alpe News. Dudushi krijoi një grup të ngushtë bashkëpunëtorësh dhe nisi emisionin e tij.

Për të rritur artificialisht koston e programit, ai përfshiu në staf një asistente, e cila paguhej me një rrogë prej 3.5 milionë lekësh në muaj – një pagë e barabartë me atë të Kryeministrit të vendit. Përveç kësaj, Enkeleda Koraqi përfitonte edhe një rrogë si gazetare në Departamentin e Lajmeve, pavarësisht se nuk ishte paraqitur asnjëherë në punë. Në total, asistenteja e Dudushit përfitonte rreth 4.35 milionë lekë në muaj.

Nga ana tjetër, vetë Alban Dudushi kishte një pagë prej 6.5 milionë lekësh në muaj për emisionin e tij, por përfitoi edhe një rrogë shtesë prej 900 mijë lekësh si gazetar në Departamentin e Lajmeve, edhe pse nuk kishte shkuar asnjëherë në redaksi. Në total, ai përfitonte rreth 7.4 milionë lekë në muaj nga RTSH-ja.

Një pjesë e këtyre fondeve, sipas burimeve, transferohej te Alfred Peza përmes asistentes së Dudushit, ndërsa ky i fundit mbante një pjesë tjetër për vete. Marrëdhëniet mes tyre shpesh shoqëroheshin me tensione, të cilat konfirmohen edhe nga bashkëshortja e Dudushit, e cila me ironi shprehej: “Katundari i Peqinit nuk ngopet kurrë me para.”

Gjatë një udhëtimi në Belgjikë, Peza dyshohet se detyroi Dudushin të paguante për blerje të shtrenjta, madje edhe në dyqane intime për femra. Një incident tregon se Peza kishte probleme me kartën bankare dhe thirri Dudushin për të paguar faturën.

Duke marrë parasysh këto abuzime financiare, çështja mund të jetë objekt hetimi nga SPAK. Dosja për Alban Dudushin dhe Alfred Pezën thuhet se është gati, dhe për ironi të fatit, kete her ne godinen e SPAK do jete Altin Dumani qe do të thërrasë Dudushin për një intervistë në SPAK.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may also like...