ANUELA RISTANI, E PËRKËDHELURA E FATIT – NGA SHKOLLIMI I SHTRENJTË TEK PASURIMI I SHPEJTË DHE TRADHËTIA NDAJ VELIAJT

Anuela Ristani edhe Edi Rama

Anuela Ristani, kryetarja në detyrë e Bashkisë së Tiranës, duhet të jetë subjekt hetimi nga Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Ajo nuk është thjesht një zyrtare publike, por një shembull i qartë se si pushteti korrupton. Zanafilla e lidhjeve të saj nepotike nis herët, që prej shkollimit të saj luksoz për kohën, në shkollat më të mira jashtë vendit.

Anuela Ristani pretendon se arsimimi i saj është fryt i meritës, por faktet flasin për një histori tjetër. Financimi i paqartë në institucionet elitare nuk përputhet me sfondin e përshkruar prej saj, si vajza e një familje modeste nga Tirana. Ristani u diplomua për Administrim Biznesi dhe Studime Evropiane në “American University” në Bullgari në vitin 2005, një shkollë me tarifë vjetore 12,000-15,000 Euro, shifër kjo e papërballueshme për shumicën e shqiptarëve në vitet 2000. Më pas, ka ndjekur studimet Master për Lidership dhe Menaxhim në kolegjin “Robert Kennedy” në Zvicër, një institucion privat luksoz, me tarifë vjetore 10,000-20,000 Euro. Si u paguan këto tarifa të larta shkollimi, është pyetja që vjen natyrshëm, në rastin kur kemi të bëjmë me një vajzë që vjen nga një familje modeste nga Tirana, siç shprehet Anuela Ristani. Me bursë të mbuluar 100% pretendon ajo, pa bërë asnjë transparencë, por në Shqipërinë e viteve 2000, bursa të tilla shpesh lidheshin me lidhje politike ose familjare.

Para se të bëhej pjesë e politikës në vitin 2014 si Drejtore e Përgjithshme e Shërbimit Kombëtar të Rinisë, ajo ka punuar në vitet 2008-2010 për Bankën Botërore, por pa të ardhura të deklaruara.

Anuela Ristani duhet të jetë subjekt hetimi jo vetëm nga SPAK, por edhe nga ILDKPI. Pasuria e Ristanit është rritur në mënyrë të dyshimtë që nga 2015, kur u emërua Shefe e KabinetitErjon Veliajt. Deklarimet në ILDKPI tregojnë dy forma kryesore: Deklarimi fillestar me asete bazë, prona familjare pa vlera specifike dhe ndryshime që raportojnë rritje në sipërfaqe dhe burime, por pa shifra transparente. Paga zyrtare si nënkryetare prej 2000-3000 Euro në muaj mund të përmblidhet në 250,000 euro në periudhën 10-vjeçare 2015-2025, por faktet tregojnë një rritje të pashpjegueshme. Pasuria familjare dyshohet të ketë arritur mbi 200,000-300,000 Euro në asete të padeklaruara, bazuar në akuza të PD-së dhe raportime mediatike. Në vitin 2025, Ristani ka mbikëqyrur tendera të dyshimta me vlerë 100 milionë euro, duke përfshirë projekte urbane të lidhura me zhvillime të pakontrolluara, që kanë çuar në humbje të hapësirave publike me rreth 27% midis viteve 2013-2023. SPAK duhet të auditojë të gjithë tenderat e dhënë prej saj dhe përfitimet personale.

Ristani ka kthyer Bashkinë e Tiranës në “pronë private”. Emisioni investigativ “Piranja” në Syri TV në qershor të këtij viti zbuloi se ajo përdor makina dhe shoferë të Bashkisë, të cilët paguhen me paratë publike, për familjen e saj, bashkëshortin dhe fëmijët. Video-survejimi 3-ditor tregon bashkëshortin e Ristanit duke përdorur një automjet zyrtar për qëllime personale në shkelje të ligjit përmes një vjedhje publike. Ky nuk është një rast i izoluar. Familja e Anuela Ristanit është përfituese direkte e pushtetit të saj. Motra e saj Adriana është emëruar në mënyrë të dyshimtë në krye të bordit të Universitetit Politeknik në vitin 2021. Gjithashtu, familja ka përfituar indirekt nga projekte të lidhura me korrupsionin urban. SPAK të hetojë të gjitha lidhjet familjare të Anuela Ristanit dhe ta përballë atë me akuzën për korrupsion aktiv dhe pasiv, abuzim me pushtetin, pastrim parash dhe nepotizëm.

Anuela Ristani duket se u vendos në krye të Bashkisë së Tiranës për të spastruar këtë institucion nga të besuarit e Erion Veliajt. Pas arrestimit të Veliajt në shkurt të këtij viti, në shkelje të Kushtetutës dhe pa vendim nga Këshilli Bashkiak, Ristani u komandua si kryetare në detyrë, por shpejt u kthye në “ekzekutore” e tij. Në mars-maj 2025, ajo largoi të besuarit e Veliajt: Sekretarin e Përgjithshëm Alban Dokushi, nënkryetaren Sara Goxhaj, drejtorin e Protokollit dhe dhjetëra të tjerë. Kjo është një “luftë e hapur” brenda Partisë Socialiste e urdhëruar nga Edi Rama për të spastruar rrjetin e Veliajt. Ristani ishte “e besuara” e Veliajt, por u kthye në mjet të Ramës për kontroll. Me ndihmën e Ristanit, Belinda Balluku po merr kontrollin e Bashkisë së Tiranës si “sy e vesh” i Ramës. Anuela Ristani është një kërcënim për integritetin publik. SPAK nuk duhet të lejojë që Tirana të kthehet në një kopësht korrupsioni, por duhet të veprojë për të ndalur abuzimet me paratë publike, shkeljen e ligjit dhe nepotizmin e instaluar në Bashkinë e Tiranës nga Anuela Ristani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may also like...