Cfarë parashikon horoskopi për dy yjet e parlamentit të ardhshëm: Zegjine Caushi dhe Gaz Bardhi

zegjine caushi dhe Gaz Bardhi

Horoskopi i Parlamentit të Ardhshëm: A do ta falimentojnë portokallinë ?

Sot kemi në fokus dy “ndriçues” të rinj të skenës politike: Gazmend Bardhin dhe Zeqine Caushin.

Gazmend Bardhi (Shenja: Virgjëresha – Po, si ajo shenja që do perfeksionin dhe kritikon gjithçka):

Për Gazin tonë, horoskopi parashikon një periudhë intensive debatesh. Yjet tregojnë se goja do t’i jetë e shkathtesuar, aq shkathët sa një video e Zegjinese pa regji. Do të bëjë pyetje, do të ngrejë zërin, dhe ka mundësi të bëjë “çmos” që të dalë nëpër portale.

  • Këshilla e Ditës: Yjet i këshillojnë Gazit që të marrë një kurs “zgjatje durimi”, sepse me Zegjinenë tonë, durimi si cuni i tezes ka ka emigruar në Amerikë dhe ke 30 vjet pa e parë. Dhe mos u çudisni nëse e shihni duke u marrë serum për pastrimin e gjakut nga sakëlldia që do ti vijë nga moteqineja. Si Virgjëreshë, i pëlqen i finesa rregulli dhe njgyra pink.

Zeqine Caushi (Shenja: Luani – Epo, po, si ai luani që do qendrën e vëmendjes dhe është dramatik):

Ah, Zeqine! E krahasuan me Zelenskyn, atëherë yjet parashikojnë një debutim… teatral. Si Luan, ajo do të kërkojë dritat e skenës dhe vëmendjen e plotë. Do të jetë e zëshme, pasionante, plot epsh dhe nuk do të ketë frikë të hidhet në zjarr, sidomos nëse ka Gazin afër.

  • Batuta e Ditës: Yjet paralajmërojnë Zeqinen: “Nëse e ke mendjen të bësh si Zelensky dhe të kalosh nga humori te Presidenti, kujdes! Shqipëria nuk është Ukrainë, dhe populli ynë është mësuar me shaka të hidhura.” Gjithashtu, parashikohet që do t’i duhet të zgjedhë mes një batute të mirë dhe një ligji të mirë. Shpresojmë të zgjedhë të dytën, por me Luanët nuk i dihet. Dhe mos u çudisni nëse fjalimet e saj do të mbarojnë me duartrokitje… ose kepucen e Gaz Bardhit në foltore, varet nga dita.

Kështu që, popull, bëhuni gati për një seancë parlamentare plot tension… Sepse me këta dy “yje”, horoskopi thotë që spektakli është i garantuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may also like...