Zegjineja rimerr mandatin në Fier. Rama ysht Maltridën që të heq dorë

Ti Zeqine moj Zeqineja e Gazit, sa shpejt të iku mandati, aman! Të iku kolltuku nga duart si sapun i lagur. Një ditë deputete, të nesërmen… prapë fshatare e thjeshtë e Roskovecit. Ti shkrove historinë, sepse rrallë ndodh që një deputet ta humbë mandatin pa e fituar mirë e ta rimarrë me yshtje nga Mbreti.


Si i Ikën Mandati Zeqine Caushit? Një Telënovelë Politike!

Nuk ishte as shiu, as era, as ndonjë komplot i jashtëm, po një histori brenda llojit, nga ato që të bëjnë të thuash: “Opo, këta s’kanë të sosur!”. Zeqine Caushi, e cila duhet të merrte mandatin nga dorëheqja e Maldrita Bardhos (e cila, me një gjest fisnik me detyrim percaktim, ose ndoshta me ndonjë sy të keq nga yshtjet e Rames, u tërhoq nga gara), u gjet në mes të një zullumi.


Trafik votash preferenciale? Po ç’është kjo?!

E gjithë dynjaja u kthye kokëposhtë kur doli në dritë se votat e Zeqines… kishin një të shkuar problematike. Nuk ishin vota të thjeshta, nga ato që i hedh populli me dashuri e me shpresë. Jo, ishin vota preferenciale, por ama, të trafikuara me aromë tenderash dhe droge! Pra, dikush, diku, paska lëvizur fort, që votat e shkreta të shkonin aty ku nuk duhej. Kjo gjë solli një kaos të vërtetë brenda Partisë Socialiste, sa duket më shumë se sa një telenovelë turke!


Nga Maldrita te Zeqine, dhe prapë… Gazo hajde te motra!

Në fillim, Maldrita Bardho, e cila kishte fituar mandatin në Fier, papritur vendosi të hiqte dorë. Ky lajm bëri bujë, duke i hapur rrugë pikërisht Zeqine Caushit. Të gjithë menduan: “Ua, sa fat! Ja ku e kemi deputeten e re!”. Por, ndërsa Zeqine po bëhej gati të bënte ndryshimet e para në shtëpi (ndoshta kishte porositur ndonjë kolltuk të ri apo ndonjë komplet filxhanësh për vizitorët e ardhshëm), e vërteta e hidhur doli në shesh. KQZ vendosi që ato vota të saj ishin harram.


Pra, Zeqine, e dashur Zeqine, tashmë memexhinjtë janë të lumtur që të kanë midis tyre sërish

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may also like...