Piçkla e vogël e ministreshës. Firmoset “pam pam pam” për zmadhimin e “Resort Manastirit”

Një nga vendimet e shumë diskutuara ka qenë leja që ka dhënë ministrja e Mjedisit, Mirela Kumbaro, për ndërtimin e “Resort Manastirit”, brenda zonës së Mbrojtur të Parkut të Butrintit. Me një vendim të beftë, në vitin 2021 Kumbaro dha shumë lehtë firmën që gjiri i Manastirit, në hyrje të zonës së Ksamilit, të hiqej nga zona e mbrojtur, duke lejuar dokumente më pas.

Projekti u kundërshtua me forcë në atë kohë, teksa vetë Kumbaro në një interpelancë në Kuvend tha se “projekti është një pikë e vogël”.

Por, “pika e Kumbaros” sa vjen dhe zgjerohet dhe zmadhohet.

VoxNews ka siguruar dokumente nga KKTU, të miratuara në vitin 2024 por të zbardhura vetëm tani. Në harta duket mjaft qartë se “pika” është shumëfishuar, çka ka sjellë që i gjithë ai investim në pronë publike të jetë shumë i diskutuar.

FOTO dhe DOKUMENTE Zgjerohet dyfish “pika e vogël”, ministrja
FOTO dhe DOKUMENTE Zgjerohet dyfish “pika e vogël”, ministrja

Faksimile: Vendimi i zbardhur i KKTU që zgjeron shumë më tepër “pikën” e vogël të Kumbaros

Sipas dokumenteve që disponon VoxNews, në korrik të vitit të kaluar KKTU mori një vendim me numër 26. Objekti ishte “për miratimin e lejes për miratimin e rishikimit të kushteve të lejes gjatë ndërtimit për objektin ‘resort turistik 2, 3 dhe 4 kate mbi tokë dhe 1, 2, 3 kate nëntokë” me vendndodhje në Bashkinë Sarandë.

Mësohet se kërkesa ishte e subjektit zhvillues “Manastiri Resort” drejtuar Këshillit Kombëtar të Territorit.

Në fund, vendosi miratimin e rishikimit të kushteve të lejes, të miratuar më herët në muajin qershor 2021 të KKT.

Në pikën 2 është edhe harta e planvendosjes së strukturave të miratuar me vendimin me numër 9 të datës 10 qershor 2021 të KKT dhe zëvendësohet me hartën dhe planvendosjen e strukturave bashkëlidhur këtij vendimi.

Në një tjetër pikë thuhet se ngarkohet Agjencia e Zhvillimit të Territorit në bashkëpunim me Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit për zbatimin e këtij vendimi.

FOTO dhe DOKUMENTE Zgjerohet dyfish “pika e vogël”, ministrja
FOTO dhe DOKUMENTE Zgjerohet dyfish “pika e vogël”, ministrja

Në foto: Ndryshimi drastik i hartës, me lejen e parë të muajit qershor 2021 dhe me hartën e vitit 2024

Redaksia jonë hulumtoi dokumentet shoqëruese të kësaj leje, ku duket ndryshimi drastik mes hartave të vitit 2021 dhe atyre të vitit 2024. Shikohet se projekti është zgjeruar disa herë, duke e bërë “pikën e vogël” të Kumbaros në një resort gjigant.

Në fotot e këtij vendimi shihet se resorti është ngjitur me rrugën dhe do të bëhen edhe ndërtime 4 katëshe. Madje, do të bëhen hotele dhe parkime të stërmëdha. Por, ajo që shihet në gjithë këtë projekt është gatishmëria e Kumbaros për t’a miratuar dhe asnjë nga institucionet e tjera s’e ka marrë guximin për ta kundërshtuar.

FOTO dhe DOKUMENTE Zgjerohet dyfish “pika e vogël”, ministrja
FOTO dhe DOKUMENTE Zgjerohet dyfish “pika e vogël”, ministrja
FOTO dhe DOKUMENTE Zgjerohet dyfish “pika e vogël”, ministrja

Në foto: Projekti i “Manastirit” do të zgjerohet edhe më tepër

VoxNews ka siguruar fotot e projektit të ri, të miratuar në vitin 2024 dhe sapo të zbardhura nga KKTU. Gjithkush që ka kaluar drejt Ksamilit ka parë se “pika” e vogël e Kumbaros” gjithmonë rritej e zmadhohej, por asnjëherë nuk ishin zbardhur dokumentet.

Tashmë duket ndryshimi tepër i madh, ku kjo pika është bërë një qytet i stërmadh. Madje, i gjithi në zonë të mbrojtur dhe me firmën e vetë Kumbaros. /VOXNEWS

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may also like...