“Partizane” lind, nuk bëhesh

Djali im dhe fëmijët e Elisës nuk do e mësojnë njësoj historinë e Shqipërisë, sidomos pjesën famëkeqe të komunizmit. Por nëse Spiropalizimi i politikës është deri diku argëtim në llumin ku jetojmë, spiropalizimi i historisë është fatkeqësi për fëmijët tanë. Sa për ata të Elisës nuk merakosem shumë për sa kohë ajo e përshkruan kështu Konferencën e Pezës

“E shkuara nuk gjykohet kurrë mbi pasojat që ajo sjell në të ardhmen, pa llogaritur kontekstin në të cilin ajo ka ndodhur. Drama jonë kombëtare nën komunizëm nuk e shuan aspak flakën që ndezën ata të rinj idealistë, nacionalistë por edhe komunistë në vitet e zjarrta të luftës së përbotshme.

E dashur Elisa, unë fëmijës tim i kam treguar se ky “konteksti” jot i ka shkaktuar këtij vendi mijëra viktima të pafajshëm për shkak të një ideologjie dhe të një partie që vazhdon të prodhojë propagandë dhe figura qesharake si ty… në një kontekst tjetër dhe ti do ishe sekretare partie që do internoje njerëz. Po shyqyr që ke mbet thjesht hajdutja doganave
(Nga Desada Metaj)
Desada Metaj

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may also like...